Kroacia: Shteti që po mbeshtet Kosovën pa rezerve

0
658

Presidetja e Kroacis

Presidentja kroate: Do ta mbështesim Republikën e Kosovës

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën në Zagreb nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq.

Gjatë takimit të përbashkët të ministrit Demolli dhe Presidentes Grabar- Kitaroviq u konfirmuan edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet të dyja shteteve si dhe dëshira e dyanshme për zgjerimin e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ministri Haki Demolli e ka falënderuar Presidenten Grabar- Kitaroviq për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme që shteti i Kroacisë ka dhënë Forcës së Sigurisë dhe shtetit të Kosovës, si dhe ka potencuar një varg rezultatesh konkrete nga ky bashkëpunim, sidomos në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve ushtarake.

Gjatë takimit u bisedua për potencialet e bashkëpunimit në industrinë ushtarake , për të cilën u konfirmua që nënkuptohen sikurse për ekspozita e ardhshme ushtarake dhe hapësirës ajrore të Adriatikut(ASAD 2015), në Split, të cilën pala kosovare ka për qëllim ta vizitojë.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare në shtetin e Kroacisë e ministrit Demolli dhe gjeneral Ramës prej që ministri dhe komandanti kanë marrë detyrat për të drejtuar Ministrinë, përkatësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu