Kronika e një vdekjeje në duar të shtetit

0
797

Një motoçikletë e një telefon i tipit “Samsung” u përdoren si prova për t`i dërguar prapa grilave para katër muajsh Astrit Deharin dhe pesë aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

I futën nën llupën e hetimit për terrorizëm, pas një sulmi me raketahedhës mbi Kuvendin e Kosovës, që ndodhi më 4 gusht dhe për të cilin shteti i akuzoi aktivistët opozitarë, shkruan Koha Ditore.

Të dyshuarit për “terrorizëm” që prej fillimit nuk u trajtuan njëjtë nga shteti; tre u dërguan në paraburgim e tre në arrest shtëpiak. Masa e paraburgimit iu caktua Deharit, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit, me gjithë faktin që as Prokuroria as Policia deri më sot nuk kanë arritur të specifikojnë se cilët nga gjashtë të dyshuarit kishin përdorur atë natë telefonin dhe motoçikletën.

Nën masën e arrestit shtëpiak mbeten zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, si dhe aktivistët Adea Batusha dhe Petrit Ademi. Arrestimi i tyre u kundërshtua dhe u cilësua politik nga Vetëvendosje. Ata kërkuan në vazhdimësi lirimin e aktivistëve.

Për afro tre muaj, Dehari dhe asnjëri nga të dyshuarit nuk u morën në pyetje nga prokuroria. Në anën tjetër, apeli për lirim nga paraburgimi e arresti shtëpiak refuzohej çdo muaj nga gjykata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu