Kronologjia e një turpi

0
760

Nëno moj që është përpjekur

Gojë mjaltë e zemër hekur

Ky viga liberator …

…ku të dha liri, kurorë

Shpirt i bardh si dëborë,

Ti si dhe as varr për hor.

Fan S. Noli

 

Gjatë  luftës në shumë raste dëgjohej parulla të gjithë jemi UQK por…, pas luftës, kur e shijuam lirin që erdhi si rezultat, i përpjekjeve shekullore të popullit, e sidomos i sakrificës sublime të dëshmorëve, gjithë andej, shpresoj me gjithë mend thoshim  “Dëshmorët, e dhanë jetën për të na e sjellë lirin,  ata e kanë fituar përjetësinë, ata janë të shenjt… .

 

Me kalimin e kohës matrapazët politik zbuluan se shenjtëria i takon parasë, natyrisht pas këti “zbulimi” pasoj angazhimi për përfitime sa më të mëdha, pa i zgjedhur mjetet. Kush do që pengon realizimin e këti qëllimi mënjanohet, luftohet pa kompromis.

 

Si rezultat i kësaj logjike të mbrapshtë ka ndodhur edhe turpi në vijim.

Bazuar  në projektin urbanistik të Drejtorisë së Urbanizmit, Kuvendi Komunal i Gjilanit me 29 prill 2004 e ka nxjerr vendimin nr.01. 3788/020 për vendosjen e Përmendores  së dëshmorëve Rexhep Mala & Nuhi Berisha.

 

Dy vite më vonë është privatizuar Hoteli “Kristal” por jo edhe Sheshi i dëshmorëve ku xhindet Përmendorja.

 

Ajo që nuk u privatizuar nga AKM-ja, u privatizua nga komuna  e udhëhequr nga kryetari Qemajl Mustafa (që është ortak i pronarit të hotelit).

 

Me 30 qershor pronari i hotelit  kërkon nga kryetarit i komunës  zhvendosjen e shtatores. Kryetari i komunës duke  qen i vetëdijshëm për ndjeshmërinë e çështjes, tërë çështjen e bart formalisht te Kuvendi Komunal, për ta shpërndarë përgjegjësin, pa hequr dorë nga realizimi i qëllimit. Ai e inicioi formimin e komisionit për propozimin e zhvendosjes së përmendoreve nga një vend në tjetrin, pa e konsultuar askënd, madje as pa i njoftuar familjet e dëshmorëve.

 

Rasti dërgohet në Komitetin për Politik dhe Financa i cili me 27. tetor 2011, pa një pa dy, i rekomandon Kuvendit Komunal të merr vendim për zhvendosjen e përmendores së Dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha nga sheshi me të njëjtin emër në njërin nga shtat vendet e propozuara nga komisioni.

 

Në pikën dy të Rendit të Punës (të shpërndarë me 27 tetor 2011), të Seancës së Kuvendit Komunal,  të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal për 4. nëntor 2011 shkruan:

” Shqyrtimi – miratimi i kërkesës për dislokimin e Përmendores “Rexhep Mala & Nuhi Berisha” i vendosur në hapësirën e Hoteli “Kristal” në Gjilan.

 

Dy çështje bëjnë përshtypje në këtë pikë të rendit të punës:

E para: Hartuesi i rendit të punës jo vetëm se e propozon shqyrtimin por e prejudikon edhe miratimin e kërkesës për dislokimin e përmendores. Sa është demokratik ky Kuvend në emër të cilit vendimet paraprakisht i marrin të tjerët? Sa është në gjendje ky kuvend të jetë zëri i qytetarit,  t’i mbrojnë interesat e popullit,  po shihet.

 

E dyta: Në tekstin e kësaj pike përveç tjerash thuhet:” …Përmendorja “ Rexhep Mala & Nuhi Berisha” e vendosur në hapësirën e Hotelit “Kristal”…” ky konstatim është falsifikim i kulluar sepse përmendorja është e vendosur në Sheshin Rexhep Mala & Nuhi Berisha, e jo në hapësirat e hotelit. Sheshi është më i vjetër se hoteli i privatizuar.  Edhe të mos ishte përmendorja  urbanizmi ende nuk ka dhënë leje për ta zgjeruar hotelin në dëm të sheshit qendror të qytetit për të cilin duhet të kihet kujdes edhe kur është i privatizuar.

 

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan e shqetësuar nga  rekomandimi i lartpërmendur, i kontaktoj Shefat e Grupeve të Këshilltarëve Komunal dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit të cilët e pranuan se ishin pajtuar me kërkesën për zhvendosje, përveç atij të AKR-së. I takuam edhe familjet e dy dëshmorëve dhe kryetarin e “Shoqatës së Veteranëve të Luftës” të cilët nuk kishin qenë të informuar për këtë rast deri në momentin kur ne i njoftuam. Për familjet ky qe një moment shumë i rënd, ata hapur shprehën mos pajtimin me rekomandimin, ata u ndijën të tradhtuar nga institucionet. Edhe reagimet e qytetarëve ishin të prera, ata u deklaruan kundër dislokimit të përmendores.

 

Në këtë situatë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, iu drejtua me një shkresë: Kryetarit të Komunës, Kryesuesit të Kuvendit, Shefave te grupeve Parlamentare dhe Pronarit të Hotelit “Kristal” nga të cilët kërkoi: Nga pronari   të heq dorë nga kërkesa për dislokim të përmendores dhe ta kthen sheshin e dëshmorëve në pronësi të komunës.  Kurse nga Këshilltarët e Kuvendit Komunal të mos e aprovoj kërkesën, ta kthej sheshin në pronësi të komunës dhe të mos privatizoj sheshe të tjera. Komunarët i paralajmëruam se edhe nëse vendosin me e dislokuar këtë ose cilën do përmendore tjetër,  ne bashkë me qytetarët do ta pengojmë jetësimin e vendimeve të tilla.

 

Nën presionin e opinionit, pikën dy të rendit të punës së seancës së kuvendit komunal, të thirrur për 4 nëntor, e hoqi nga rendi i punës, kush tjetër përveç atij që e shtyu,  i gjithëfuqishmi  kryetar i komunës. Ai vet ju tha gazetarëve se e kishte heq nga rendi i punës këtë pikë, pa qar kokën se po ndërhynte në kompetencat e një institucioni të “pavarur” para të cilit ai duhet të jep llogari e jo ta ngulfat atë. Në fund të fundit kjo është cikërrimë në krahasim me ndërhyrjet dhe abuzimet e tij, që po i kushtojnë shtrenjtë kësaj komune dhe taksa paguesve të saj. Por  nga ata që mandatin e morrin fal vjedhjes industriale të votave nuk mund të pritet asgjë  më mirë.

 

Sidoqoftë vendimi për heqjen e përmendores  nuk u morr, por njolla e turpit aga ata që e merituan nuk u heq, ky turp do të mbetet gjatë në kujtesën e qytetarëve të Gjilanit e më gjerë. Por të lagurit për shi nuk e kanë dert.

 

Në këtë situatë të rëndë i mirë mund të konsiderohet vetëm fakti se dëshmorët nuk e din se çka po ndodh në vendin për të cilin ata e dhanë jetën.

 

Shkruan: Ismail Kurteshi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu