Kryeagjenti ushtarak serb kërcënon kundërshtarët e dialogut në Kosovë

0
826

Beograd, 6 mars – Drejtori i Agjencisë Informative të ushtrisë serbe (VOA), Dragan Vlladisavleviq, ka vlerësuar se çdo “veprim i nxituar” i Prishtinës për të arritur qëllimet e saj maksimaliste mund të rrezikojë seriozisht sigurinë në Kosovë dhe në rajon

Vlladisavleviq ka thënë për “Veçernje Novosti” se partitë politike dhe lëvizjet në Kosovë, të cilat kundërshtojnë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ose angazhohen për bashkimin territorial të të gjithë shqiptarëve në rajon mund të shkaktojë konflikte të reja.

“Në skenën politike në Kosovë po forcohen partitë dhe lëvizjet që janë përjashtuese, kundërshtojnë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës ose nxisin bashkimin territorial të të gjithë shqiptarëve në rajon. Tendenca të tilla mund të çojnë në konflikte të reja”, tha Vlladisavleviq.

Ai ka shprehur shqetësim sidomos për, siç thotë, rritjen e numrit të ekstremistëve fetarë, të cilët, sipas tij, janë të gatshëm që për realizimin e ideve të tyre radikale të përdorin dhunën.

Shefi i shërbimit informativ ushtarak serb tha se format e tilla të ekstremizmit i sheh si një fenomen rajonal.

Sipas tij, kërcënimet kryesore të sigurisë në rajon janë të gjitha format e ekstremizmit, krimi i organizuar, përhapja e armëve dhe pajisjeve ushtarake dhe materialeve të rrezikshme, migrimi dhe terrorizmit ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu