Kryediplomati Hashim Thaçi dhe anglishtja e tij e “lodhtë” (VIDEO)

0
644
Hasha sdi ka tia mesyn
Gjuhen e di mire por akcentin e Brojes spo e ndryshoi dot.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në postin e tij të ri, duket se do të ketë shumë sfida. Kryediplomati kosovar, i cili tash e një muaj u emërua në postin e ri, pritet të ketë shumë vështirësi në komunikim, për shkak se anglishtja e tij, është shumë e lodhur, transmeton Gazeta Blic.
Njeriu përgjegjës për politikën e jashtme të vendit, të cilit i duhet njohja e mirë e gjuhës angleze, për shkak takimeve të shumta që pritet t’i ketë me diplomatët e huaj dhe për shkak të lobimit që i duhet Kosovës, jo vetëm për shtimin e numrit të njohjeve, por edhe për shkak të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare, e fletë anglishtën me shumë vështirësi dhe me një akcent të pastër të shqipës.
Hashim Thaçi, erdhi në krye të diplomacisë kosovare, duke hequr dorë nga posti i kryeministrit, për shkak se asnjëra nga partitë shqiptare për më shumë se 5 muaj as nuk uleshin që të negociojnë me partinë e tij- PDK-në, edhe pse kjo parti i fitoj zgjedhjet.
LDK e Isa Mustafës pranoj të hyj në bashkëqeverisje me të vetëm me një kusht- që ta marrë postin e kryeministrit. Megjithatë, Thaçi në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme do të qëndroj vetëm një vjet e gjysmë, për të kaluar më pas në postin e presidentit të shtetit, kur pritet që t’i skadoj mandati Atifete Jahjagës, transmeton Gazeta Blic.
Paraardhësit e Thaçit në krye të diplomacisë, Enver Hoxhaj e Skender Hyseni kanë qenë njohës të mirë të gjuhës angleze.
Për të parë se si e flet Hashim Thaçi gjuhën angleze, në vazhdim po ju sjellim dy video…

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=oiHCaliOhvo” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=Q9EX7soY2LQ” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu