Kryeministër, a ke pula se ide ka sa të duash!

0
910

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në kuadër të aktivitetit të shtuar në rrjetet sociale, është shprehur:

«Jam duke lexuar komentet e juaja në Facebook dhe më kanë lënë shumë përshtypje idetë pozitive që po i dërgoni. Prandaj dëshiroj të takohem me disa nga ju në kafe të diskutojmë për idetë e juaja. Do t’i ftoj për kafe pesë nga ju që dërgoni këtë jave idetë më të mira se si e shihni të ardhmen e Kosovës. Shihemi së shpejti», ka shkruar Thaçi në profilin e tij.

Para se t’i hedhin një vështrim kësaj kërkese publike të Kryeministrit, gjendja e tij më ngjan me gjendjen e një fermer që iu kishin sëmurë pulat. Duke kërkuar ndihmë fermeri, sikurse edhe kryeministri në fb, e takon një mjek popullor dhe ia çan hallin e pulave. Mjeku popullor ia jep një ide që ta ngrohte mjedisin ku fermeri i kishte të vendosura pulat. Por, duke mos e ditur terezinë e ngrohjes, fermeri i mbytë pulat prej të nxehtit. Dhe kur e takon sërish mjekun popullor e pyet prapë, nëse kishte ndonjë ide tjetër se me atë të ngrohjes i kishin cof pulat.

Mjeku popullor po u mendua gjatë e këshillon ta ftohë vendin ku i ishin pulat. Por ato sërish ngordhin. Tash prej të ftohtit. Dhe si zakonisht, njeriu që nuk ka derë e kërkon atë gjithmonë, fermeri e pyet sërish mjekun popull se a kishte edhe ndonjë ide tjetër. Atëherë ky i fundit ia kthen: More, ide unë kam sa të duash, por ti a ke më  pula ?

Thirrja e kryeministrit në fb gjithsesi jo e mërzitshme, nxjerr në pah mungesën e ideve të kryeministri. Kjo edhe mund të jetë krejt normale. Ndonjëherë njeriu ka para, por s’ka ide, siç është rasti konkret me Kryeministrin Thaçi.

Por pyetja publike që mund të shtrohet në këtë rast është kjo: çfarë bën gjithë ai mal me konsulentë të brendshme e të jashtme te Kryeministri i vendit!? Me gjasë do të ketë ma shumë konsulentë, ministra e zëvendësministra Hashim Thaçi se fermeri pula në fermë.

Apo ata, te kryeministrit, janë shakaxhi e të mençur sa ironizojnë me ide, që s’mund t’i kuptojnë të tjerët dot!? Duke pasur shumë prej tyre, ata nuk e kanë për telashe të shkojnë më tutje. Në sarrnishta! Mbase!?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu