Çmimet e naftës po vazhdojnë të bien nëpër tregjet e botës. Por, kjo nuk po ndodh edhe në Kosovë. Aktualisht, në tregun e Kosovës një litër naftë kushton prej 1 euro deri në 1 euro e pesë cent.
Ndërsa, në Maqedoni një litër naftë kushton 85 cent apo për 15 centë më lirë se në Kosovë.
Ende nuk është marrë asnjë masë nga Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Mustafa për rënien e çmimit të naftës në krejt botën por jo edhe në vendin tonë.
Më herët ka pasur disa hetime lidhur me kurdisjen e çmimit të naftës nga kompanitë e ndryshme por pa rezultate