Kryeministri”, Hashim Thaqi

0
768

thaci

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverin e Isa Mustafes, Hashim Thaçi, e ka shume te veshtir te pajtohet me humbjen e postit të Kryministrit, keshtu që po mundohet të duket akoma i pari i Vendit, duke e anashkaluar haptazi shefin e tij, Isa Mustafën.

Vizitat, që deri më tash i ka pasur të pamundura, i ka nisur intensivisht me përpjekjen që të rregullojë imazhin e tij që pesoi vete Thaqi dhe Partia e tij me ngerqin Poltike pas zgjedhjeve të Qershorit 2014.

Vizita e fundit e tij në Paris, në “Marshin e Bardhë” edhe pse presidentja, Atifete Jahjaga, ishte përfaqësuese e Kosovës, Thaçi u pozicionua si përfaqësues i rëndësishëm i Kosovës, derisa ai aktualisht bart vetem post të nivelit ministror.

Përfaqësues të partive opozitare kanë vlerësuar se ish-kryeministri Thaçi ende është duke u munduar të duket se eshte duke ushtruar rolin e të parit të Qeverisë.

Disa vlerësojnë ndryshe, se Thaçi është duke u sjellë si një president nën hije, para se të marrë edhe zyrtarisht postin e kreut të shtetit.

Deputeti i VV’së, Rexhep Selmi ka thënë se Thaçi nuk është figura kryesore e vendit, por është figura kryesore e pushtetit.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në emër të Qeverisë, kur ka thënë se për shfrytëzimin e pasurive minerare, Qeveria e Kosovës do të aplikojë një qasje më strategjike.

“Vendimi për të ardhmen e Trepçës do të bazohet mbi strategji konkrete, që reflektojnë interesat ekonomike dhe shtetërore të Kosovës dhe në seancën e ardhshme të Kuvendit do të shqyrtohet edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe më pas kjo ndërmarrje do të hiqet prej kompetencave AKP-së”, ka shkruar Thaçi në Facebook por në dy mandatet e tij si Kryminister i Kosovës, Thaqi kishte nje qendrim kreit tjeter ndai kesaj Ndermarrje që sot e vlerson ndyshe nga herat tjera.

Ai që për dy mandate ishte kryeministër i vendit, thotë se “minatorët tanë kanë shkrirë shumë vite punë në shkritoret e Trepçës, duke u bërë motorë të ekonomisë dhe ajo që më së paku mund të bëjmë për ta është t’i garantojmë se Trepça ka qenë dhe do të mbetet pasuri e jona nacionale, por atraktive edhe për partneritet strategjik me investitorë të huaj”.

Thaqi ketu flet si strateg i ekonomis, duke u munduar te krijon pershtypje se akoma Hashim Thaqi vendos për çdo gje se si do behet me Qeverisjen e Vendit apo dhe më fatin e Pronave Shtetrore të Vendit që gjat mandateve të tij si Kryminister i Kosovës, ka ndodhur nje privatizim i eger i ketyre nderrmarrjeve dhe pronave shtetrore.

Për vite të tera esht përdor nje keqmenagjim i Gjigandit “Trepça” duke keqperdorur paran publike nepermjet kesaj nderrmarrje nga njerzit te Hashim Thaqit që i kishte futur në bordin e AKM-së dhe drejtorin e “Trepçes”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu