Kryeministri Kurti paralajmëron vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

0
10
Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që do të vendoset masa e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me Merkelin në Tiranë, ka thënë që po përgatiten për këtë çështje.

“Unë ju kam shkruar letër të gjitha qeverive të BE-së dhe jo vetëm e ku kam renditur 11 shkeljet që po i bën Serbia me barriera sistematike dhe sporadike dhe po pres përgjigjet e tyre. Reciprociteti do të vendoset për shkak se nuk ka ndryshe – nuk ka barazi pa reciprocitet.”.

“Me ministren tonë të Industrisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe doganat tona që në këtë pranverë do ta kenë drejtor të ri, po përgatitemi  që ta zbatojmë me sukses atë, sepse asnjë qeveri e mëhershme nuk ka zbatuar reciprocitet. Ne, kur ta zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu