Kryeministri Kurti: Presidenti dhe Kryeparlametarja do të jenë pjesë e Ekipit për Dialog

0
289
Kryeministri Kurti: Presidenti dhe Kryeparlametarja do të jenë pjesë e Ekipit për Dialog

Kryeministri në detyr, Albin Kurti sot nga qyteti i Prizren ku ishte për vizitë për të parë situatën e krijuar nga pandemia koronavirus, ka folur edhe për dialogun me Serbinë, shkruan Insajderi. 

Kurti ka theksuar se do të formohen dy ekipe që do ta përcjellin këtë proces.

Ekpi i parë sipas tij, do të jetë politikë dhe do të përbëhet nga krerët e institucioneve.

Ndërsa ekipi i dytë nga ekspertë e fushave të ndryshme, çështje për të cilën i mbetet që të vendos ditëve në vazhdim.

“…paralelisht unë më këshilltarët e mijë politikë kam bërë edhe një lloj plani se si do të zhvillohet dialogu me Serbinë dhe besoj që janë të nevojshëm dy ekipe krahas njëra- tjetrës. Ekipi i parë do të jetë politik përfaqësuese që përbehet nga kryeministri, presidenti, kryeparlamentarja dhe nga një përfaqësuese i 7 partive politike që janë në Kuvend. Në anën tjetër nevojitet edhe një ekip me ekspert të fushave të ndryshme, meqenëse në dialogun ka aq shumë tema që duhet të ngritën. Pra, jam në përgatitje edhe të formimit të një ekipi të tillë, por po e theksoj nuk është prioritet, por nuk e lemë anash”, ka thënë Kurti.

E për situatën në Prizren, Kurti ka përgëzuar Haskukën për punën dhe angazhimin që ka bërë duke u bërë thirrje qytetarëve që ta shtojnë disiplinën edhe në javët në vazhdim.

“E përgëzoj kryetarin Haskuka për punën dhe angazhimin qe ka bërë dhe ju bëjë thirrje gjithë qytetarëve qe ta shtojnë disiplinën në do ët dhe javët në vijim të këtij muaji. Virusi nuk ka këmbë të veta, por i ka këmbët tona sepse nëse në lëvizim shumë atëherë i rrisim shanset virusit”, ka thënë Kurti para gazetarëve, përcjell Insajderi.

Gjatë ditës, Kurti fillimisht vizitoi komunën më të prekur nga COVID-19, Malishevën pastaj ishte i pranishëm edhe në Prizren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu