Kryeministri Mustafa po shqyrton mundësinë e mbylljes së llogarisë në Facebook

0
491

Mustafa ne FB

U kritikua shumë për gjuhën e përdorur në llogarinë e tij në Facebook, prandaj Kryeministri Isa Mustafa po e shqyrton mundësinë e mbylljes së llogarisë. Kështu u këshillua edhe nga miqtë.

Kryeministri Isa Mustafa së shpejti mund të mos jetë pjesë e Facenook, pasi po e shqyrton mbylljen e llogarisë. Kjo pasi së fundi u kritikua shumë dhe sipas tij, herave të ardhshme do t’u përgjigjet kundërshtarëve në ‘mëngjes’, siç u shpreh pasi ‘të pushojnë emocionet’.

‘Ma kanë shtruar edhe disa miq të mi dhe natyrisht se është një çështje për të cilën të themi duhet të mendohet sepse në politikë gjithmonë duhet të mendohet në mramje dhe pastaj të nesërmen të jepen qëndrime sepse në politikë më së miri është që emocioneve t’iu japësh kohë që të flejnë, të pushojnë dhe që të mos jepet përgjigje gjithmonë në hapin e parë, ka mundësi që të ipet edhe në hapin e dytë edhe përmes mënyrave të tjera”, tha Mustafa për RTV21.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu