Kryeministri Rama si qytetar i thjeshtë rrugëve të Stokholmit (Foto)

0
630

Edi Rama ne Stokholm

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në një vizitë në Suedi. Ai atje u takua edhe me homologun e tij suedez Stefan Lofven, por për dallim nga vizita e para tre ditëve në Serbi, kjo e fundit po zhvillohet qetë dhe zakonshëm siç ndodhë në një vend evropian.

Kryeministri Rama, është duke zhvilluar një vizitë dyditore në Stokholm, ku është ftuar të mbajë fjalën kryesore në samitin “Creative Time”.

Të premten, kreu i qeverisë shqiptare takoi Kryeministrin suedez, Stefan Lofven, me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe gjatë një drekë pune të organizuar në selinë e qeverisë së Suedisë.

Kjo vizitë e Ramës në Suedi vjen pas asaj të 10 nëntorit në Beograd, e cila kaloi me tensione të mëdha.

Për dallim nga Beogradi, ku u deshën të angazhohen mijëra forca policore në ruajtje të sigurisë së delegacionit shqiptarë, Rama në Stokholm, ka ecur rrugëve të kryeqytetit suedez i pa shqetësuar si një qytetar i thjeshtë.

Edi Rama ne Stokholm

Edi Rama ne Shoping

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu