Kryeparlamentari i Maqedonisë do jetë shqiptar, a po terhiqen Shqiptaret nga Platforma ?

0
644

Për herë të parë në shtetin e Maqedonisë, kryetar i Kuvendit të këtij shteti, do të jetë shqiptar, i cili do të jetë nga radhët e BDI-së, ka bërë të ditur shefi i Kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi.

Kjo marrëveshje është arritur sot mes parterëve të ardhshëm të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, për formimin e institucioneve të Maqedonisë.

 

Në koordinim me grupet parlamentare, janë tejkaluar dallimet mes subjekteve parlamentare në Maqedoni, ku janë dakorduar me përbërjen e Komisionit për Emërime dhe Zgjedhje, i cili komision do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE.

Grubi bëri të ditur se mbledhja konstituive e Kuvendit të Maqedonisë, e ndërprerë më 30 dhjetor 2016, do të vazhdojë të hënën, ku pas konstituimit të Kuvendit, do të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kp është në dijeni të emrit të deputetit të BDI-së që do ta udhëheq Kuvendin në këtë legjislaturë. Sipas burimeve partiake për INA, deputeti Talat Xhaferi do të jetë në postin e kryeparlamentarit.

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, i shoqëruar nga eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, sa ka mbërritur në Shkup, i ka filluar presionet kunder Partive Shqiptare dhe Kerkesave te tyre duke i vene Shqiptaret me shpatulla per muri se kerkesat e tyre po prishin stabilitetin ne Ballkan.

Simbas Informatave qe ka marre Gazeta “Zëri I Kosovës”, Shqiptaret jan pajtuar qe Platforma pjeserisht te implimintohet pasi te formohet Qeveria dhe gje qe shume kollaj do behet si marreveshja e Ohrit, 16 vite dhe ende nuk esht impliminetuar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu