Kryetari i OVL të UÇK-së Muharrem Xhemajli në Samitin për Paqe dhe Siguri

0
482

Kryetari i OVL të UÇK-së Muharrem Xhemajli, këto ditë qëndroi në Suedi, ku mori pjesë në Samitin për Paqe dhe Siguri, të organizuar nga Federata Botërore e Veteranëve.

Gjatë qëndrimit në Stokholm, kryetari Xhemajli, është pritur nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, z.Lulzim Peci. Ambasadori Peci ka njoftuar të parin e veteranëve rreth punës dhe aktiviteteve të Ambasadës, si dhe angazhimeve për njohjen dhe afirmimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka përgëzuar z.Xhemajlin, për punën e tij me organizatat evropiane dhe botërore të veteranëve të luftës.

Muharrem Xhemajli, ka njoftuar ambasadorin Peci rreth OVL të UÇK-së në përgjithësi, e në veçanti për situatën e krijuar së fundmi pas arrestimit të figurave emblematike të luftës çlirimtare. Z.Xhemajli ka falenderuar ambasadorin Peci për pritjen e ngrohtë dhe i ka uruar suksese në punën e mëtutjeshme.

Ndërkohë, në Samitin për Paqe dhe Siguri, të pranishmëve iu drejtua Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Federate, si dhe u shfaq video prezentimi: “Si mund të kontribojnëe veteranët për paqe dhe siguri në shoqëri?”. Ndërsa, Samiti do të vazhdojë punën me diskutime rreth temave: “Mundësitë e kontributit të veteranëve për stabilitetin në shoqëri”; “Realizimi i kontributit të veteranëve” dhe “Rruga përpara”. Në fund të Samitit, do të miratohen Deklarata dhe Konkluzionet.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është anëtare e barabartë e Federatës Botërore të Veteranëve që nga viti 2009.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu