Kryetari më i guximshëm në Evropë, flet për Prishtinën, punën, familjen…

0
820

Shpend Ahmeti

I shpallur si kryetari më i guximshëm në Evropë nga prestigjiozja britanike The Guardian, Shpend Ahmeti i Prishtinës thotë se pas dy vjetësh mandat, i ka arritur të gjitha objektivat që i ka dhënë vetës.

Pjesa e parë e mandatit të të parit të kryeqytetit konsiderohet e sukseshëme për Shpend Ahmetin. Gjatë 2015-tes, Ahmeti thotë se ka ndërtuar rrugë, ka hapur çerdhe, ka ndriçuar lagje, ka dixhitalizuar shërbime e të tjera.

I pari i komunës thotë se ndalja e ndërtimeve në kryeqytet ka ndërprerë pasurimin e paligjshëm të individëve, shpëlarjes së parave, dhe këto ndërtime kanë pamundësuar planifikimin e mirëfilltë të qytetit, ndërkaq është i bindur se Prishtina po bëhet. Në një intervistë të fundvitit për Indeksonline, kryetari Ahmeti ka folur për punën e tij, për problemet në Kuvendin Komunal, Lëvizjen Vetëvendosje, të ardhmen politike e familjen.

Do të dëshironte që Prishtina të kishte parqet e Londrës, çerdhet e Vjenës, transportin publik të Parisit e pastërtinë e Minhenit.

 

Indeksonline: Si e vlerësoni punën tuaj si kryetar i kryeqytetit gjatë vitit 2015?

Ahmeti: Vlerësimin më të mirë gjithmonë e japin qytetarët, ata të cilët për çdo ditë preken nga qeverisja. Ne japim vlerësimin tonë se kemi punuar në arritjen e të gjitha objektivave të cilat ja kemi dhënë vetës. Kemi hapur çerdhe, kemi ndërtuar rrugë e kanalizime, kemi ndriçuar lagje, kemi ushqyer fëmijë, kemi digjitalizuar shërbime, kemi liruar trotoare, kemi dhënë leje me rregull, kemi hapur tregun e prodhimeve vendore e shumë e shumë të tjera të ngjashme. Prishtina po bëhet.

Indeksonline: Cilat janë sfidat që po vazhdojnë të ju preukupojnë në qeverisjen tuaj?

Ahmeti: Ka në komunën e Prishtinës dhe në nivelin qendror të tillë që mendojnë keq. Ata mendojnë tërë kohën se si të pamundësojnë të mira për qytetarin e Prsihtinës që ne të dalim keq. Ne nuk mund të mendojmë në mënyrë të tillë. Prandaj sfidat kryesore, mbesin bllokimet e disa personave në Kuvendin Komunal, pastaj sabotimet që mbesin dhe problemet e natyrave objektive siç janë shpronësimet e pronave private për ndërtimin e të mirave publike.

Indeksonline: Një gjë për të cilën e keni realizuar, është ndërprerja e ndërtimeve ilegale në Komunën e Prishtinës. Disa kompani ndërtimore janë ankuar për procedura të tej zgjatura sa i perket ndërtimeve. A mendoni që kjo ka ndikuar në ngritjen e papunësisë?

Ahmeti: Në Prishtinë tash më janë identifikuar 46 mijë ndërtime pa leje. Ky numër është tepër i madh, dhe ne themi se kjo ka shkatuar vdekjen klinike të qytetit. Përveç pasurimit të paligjshëm të individëve, shpëlarjes së parave, këto ndërtime edhe kanë pamundësuar planifikimin e mirëfilltë të qytetit. Sot kemi si pasojë probleme marramendëse me infrastrukturë. Ndalja e ndërtimeve pa leje ka qenë domosdoshmëri. Ka krijuar një shok afatshkurtër, mirlëpo përfitimet afatgjata edhe në planifikim edhe në punësim do të jenë shumë të mëdha. Kur thoja në fushatë se ne do ti ndalim ndërtimet pa leje, gazetarë e qytetarë buzëqeshnin duke besuar se kjo është e pamundshme. Megjithatë me vullnet arrihet çdo gjë.

Indeksonline: PDK e LDK po vazhdojnë të bllokojnë kuvendin komunal, pasi që kanë kërkuar nga ju shkrkimin e drejtorit të Urbanizimit Liburn Aliu. A mendoni se kështu do të mund të kemi zgjedhje të parakohshme, apo si e shihni zgjidhjen e kësaj situtate?

Ahmeti: Ata nuk më bllokojnë mua por e vonojnë qytetarit në shfrytëzimin e pronës së tyre. Ka ndodhe një incident jashtë zyrave të komunës dhe me këtë po merren organet e rendit. Liburni është ndër personat kyç që kanë sjellë rend e ligj në sektorin e urbanizmit, dhe ai është më përpara person që duhet avancuar se sa person që duhet shkarkuar. Dy grupeve ju kam thënë që ne mund të shkojmë në zgjedhje për kuvend komunal, sepse ashtu e thotë ligji kur Kuvendi bëhet jofunksional. Në qoftë se qytetarët vendosin për bllokimin e Samiut dhe Lirakut atëherë unë reflektoj, mirëpo në qoftë se qytetarët e përkrahin reformën ata duhet të largohen edhe nga Kuvendi Komunal ashtu siç op e thonë edhe shumica e qytetarëve të Prishtinës.

Indeksonline: Keni premtuar rreth 60 autobisë të rinj sa i përket çështjes së trafikut urban, dhe e dimë që kjo gjë ende nuk ka ndodhur. A mendoni që mund të humbisni besimin e qytetarëve që ju votuan dhe kur pritet të realizohet ky premtim?

Ahmeti: Ne kemi përfunduar punët tona. Kemi përfunduar tenderin, kemi arritur ta bindim BERZHin për ti dhënë kredi Trafikut Urban, ka votuar bordi i BERZHit, është bërë prokurimi me rregulla të BERZH, janë ndarë edhe 700 mijë euro grant, kemi negociuar garancionin e sovranitetit. Pra të gjitha i kemi përfunduar, paratë janë gati, kredia është gati, ndërsa tash pritet një nënshkrim i qeverisë dhe ajo vonohet për dy muaj, për të thënë pastaj se u vonuan. E shihni me çfarë mendësie kemi të bëjmë punë. Pra nuk dua që qytetari të ketë autobusë. Kjo është e ligë dhe zemërngushtë për secilin njeri.

Indeksonline: Jeni kritikuar që gjatë këtij viti jeni marrë shumë me çështjet e VV-së. Si kryetar komune a mendoni që kjo nuk ju ka penguar në punën tuaj dhe a do të jeni aktiv edhe vitin e ardhshëm?

Ahmeti: Unë jam kryetar kryeqyteti, jam anëtar i VV dhe një prej figurave më publike të VV. Shpirti i pastër i Vetëvendosjes dhe mbështetja e tyre më ka mundësuar që për dy vite të punojë me nder, sinqeritet dhe pa shantazhe. Unë do të jem aktiv gjithmonë kur mendoj se po punojmë drejtë dhe me një qëllim të mirë. Asnjëherë puna për drejtësi nuk më pengon në punën time si kryetar. Puna për të drejtat e qytetarëve të Prishtinës është obligim për mua.

Indeksonline: Cilat janë planet e juaja politike? A do të preferonit që të keni edhe një mandat për kryetar të Prishtinës?
Ahmeti: Qytetari është ai i cili me votë të lirë u jep dhe u merr mandate politikanëve. Preferencat e mia kanë pak rëndësi. Po ashtu jam i fokusuar në punën time si kryetar dhe planet për dy vitet e mbetura të mandatit.
Angazhimi juaj politik, a ju ka penguar që të kaloni kohë me familjen dhe cilat janë raportet me bashkëshorten dhe fëmijet tuaj?

Ahmeti: Koha me familjen është reduktuar në minimum. Por mundohem q[ çdo mbrëmje ta kalojë me familjen, Ardianen, vajzën Tean dhe djalin Anrin. Ka ndryshuar edhe jeta e tyre sepse tani gjithë kohën janë në fokus të publikut dhe shoqërisë e që nuk është lehtë për fëmijët.

Indeksonline: A shpenzoni shumë për natën e ndërrimit të motmoteve dhe ku i kaloni zakonisht ato?

Ahmeti: Prej që jam kryetar i kaloj në vizita në familje e institucione e orën 00.00 në shesh. Sot vajza më tha se do të kishte dëshirë që vitin e ri ta prisnim së bashku në shtëpi dhe ishte e vështirë ti tregoja se më duhet të dal në shesh. Po shpresoj ta marr edhe atë sonte në shesh që së paku atje të jemi së bashku. Por është kënaqësi të jesh me qytetarët në muzikë e gëzim.

Indeksonline: Cili kryetar komune është modeli juaj i preferuar, punën e të cilit do të donit ta implementonit për Prishtinën si një kryeqytet evropian?

Ahmeti: Do të merrja nga të gjitha nga pak, duke zgjedhur më të mirat. Do të merrja çerdhet e Vjenës, transportin publik të Parisit, pastërtinë e Minhenit, parqet e Londres etj etj. Në secilin qytet që vizitoj kam shumë dëshirë të ec të shoh mënyrën se si janë zgjedh problemet, por edhe në secilin qytet përdori transportin publik për të zgjedhur modelin më të mirë për Prishtinën. Me të gjitha bukuritë e qyteteve tjera, Prishtinën nuk do e ndërroja. Është qyteti im i preferuar.

Indeksonline: Çfarë u thoni qytetarëve për këtë fundvit dhe urimin për vitin 2016?

Ahmeti: Të angazhohen për ndryshime në gjithë Kosovën, të kërkojnë jetë më të mirë, më të dinjitetshme. Të kërkojnë më shumë barazi. E atyre që jetojnë në kushte të rënda sociale e ekonomike, ju dëshiroj më shumë gëzime e begati. Urime të gjithëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu