
Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se kërkesat e LDK-së ndaj Vetëvendosjes janë sikur të ishte partia e parë.
Megjithatë sipas Kryeziut këto dy parti sollën një format të ri me negociatat e tyre për arritjen e një marrëveshje.
“Mendoj se ka filluar një format i bisedimeve ndryshe ngase jemi mësuar t’i shohim në Kosovë pas 6 tetorit. Ky është një format i njohur që e bëjnë partitë në Perëndim gjithashtu ka qenë edhe në këtë fazë mes Vetëvendosjes dhe LDK-së duke i kaluar të gjitha fazat e marrëveshjes së tyre për të heshtur dhe të mos japin informata për publikun, e cila shkon paketë në emrin e marrëveshjes “Për të gjitha apo për asgjë”. Kjo marrëveshje nënkupton pikën kulminante të arritjes së marrëveshjes dhe më tej të komunikohet në forumet partiake dhe t’i jepet informacioni publikut”.