Kryngritja Qytetare e 10 Shkurtit 2007 dhe Marsit 2004!

0
521
Kryngritja Qytetare e 10 Shkurtit 2007 u shua në gjak nga mercenarët vendor e ndërkombtar me urdherin e sundimit kolonial të brukselit

I
PËRSE POPULLI SHQIPTAR I MBIJETOI TERA SUNDIMET E PERANDROIVE  TË HUAJA?
Populli  Shqiptar i ka mbijetua  pushtimet  bizantine, romake, turke e sllave  etj. duke ju falënderua vitalitetit te vet gjenetik, që e beri atë përherë  të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm për ruajtjen e  identitetit te vet  etnik  dhe te ekzistencës se vet biologjike. Shumë popuj shumë me te mëdhenj se populli shqiptar  janë zhdukur dhe nuk ekzistojnë më sepse ata ju përulen  edhe shtetërisht edhe shpirtërisht para fuqive të huaja pushtuese.
Populli shqiptar ju qëndroi dhe po ju qëndron atyre me sukses fal rezistencës që sundimeve të huaja ju  beri çdo brez. Vete flijimet e heronjve dhe dëshmorëve si dhe sakrificat mbinjerëzore të luftëtarëve të lirisë që vazhdimisht ngulnin këmbë qe  amanetin e tyre atyre që derdhen gjak për liri  me qua në vend, ishin shkolle dhe rrugë rrëfim  për çdo gjenerate të re.
Mirëpo, prej te gjitha pushtimeve të me parme  ardhja dhe vendosja  në vendin ton e Sundimit te Perandorisë Globaliste të Bashkimit Europain  dallon për kah strategjia e veprimit perfid  praktik, nga okupimet e me parme.
Shumë vite pas daljes në skenë të UÇK-ës, kur Milloshqviqi  dështoi në ndaljen e luftës se UÇK-ës, Fuqitë e vjetra të Evropës, qe e kishin krijuar vet Jugosllavin e Veresajti  filluan te brengosen për fatin e Serbisë dhe për fatin e Greqisë. Ardhja e vullnetarëve shqiptar  valë – valë nga e gjithë bota në UÇK-ë i alarmoi qendrat e vendosjes botërorë.  Kjo i shtyri ata qe te e organizojnë Konferencën e Rambujesë ku planifikohej t´i shtypej koka UÇK- ës.  Pastaj u hartua një strategji që okupimi i terë hapësirës etnike shqiptare të përngjan në një “aksion humanitar”!
II
PËRSE ERDHI KFOR-i NË KOSOVË?
BE e dërgoi  KFOR-in në vendin ton  vetëm atëherë kur ushtria serbe,  e nxitur prej Brukselit  që të provon të likuidon UÇK-ën,  kishte eskaluar një gjenocid aq te rendë ndaj popullsisë civile sa ardhja e KFOR-it të përjetohet  dhe te pranohet nga popullata shqiptare si  “ushtri mike  e çlirimtare”!  KFOR-i u krijua nga SHBA, Anglia, Franca, Italia Gjermani dhe Rusia, por brenda KFOR-it hynë edhe vendet tjera alete te Serbie: si Greqia, Spanja, Rumania etje. Në ketë përbërje  anën  shqiptare mbanin vetëm SHBA dhe Britania e Madhe!
Me ardhjen  e KFOR-it në Vendin ton dhe me shtrirjen e tyre vetëm në territoret shqiptare në Ballkan, filloi çarmatosja dhe shkatërrimi i Ushtrisë dhe i armatimit shqiptar.  Por, as një ushtar i NATO-s nuk hyri ne Serbi , ne Malin  e Zi dhe në Maqedoni me i  çarmatos ushtritë e tyre kriminale as me e shkatërrua armatimin e tyre!  KFOR-i  i krijoi enklavat serbe  me  kolonit serbe dhe ato i  futi në  një shtetrrethim e vet ushtarak për te siguruar qëndresën e tyre në Kosove. KFOR-i e vuri kufirin ne lumin Ibër duke nda Mitrovicën ne Jug e Veri!
KFOR-i u vendos ne kufirin mes Kosovës e Shqipërisë edhe pse mes Kosovës e Shqipërisë nuk kishte pas luftë! KFOR-i u vendos  edhe  brenda qyteteve edhe pse Kosova nuk kishte pas lufte qytetare! KFOR-i, kufirin mes Kosovës e Shqipërisë edhen sot e njeh si  kufij “ndërkombëtar” ndersa kufirin mes   Kosovës e Serbisë e konsideron si “kufi administrativ”!  Ndërsa pasi qe KFOR-i publikisht  ishte shpallur si “mision paqeruajtës”  ai ishte dashur te shtrihej ne hapësirën prej nga 10 kilometrave ne te dy anët e kufirit Kosovë – Serbi! Vet marrëveshja e Kumanovës mes NATO-s e Ushtrisë Serbe pa pranin e Shqiptarëve argumenton faktin se fjala nuk ishte për  “mision paqeruajtës”  por për zëvendësimin e okupimeve te huaja!
III
OKB  VEGËLE QORRE E FUQIVE TË MËDHA!
Kësaj i parapriu Mbledhja e OKB! OKB e nënshtruar  dhe e diktuar prej BE  dhe prej  Rusisë nxori Rezolutën 1244  me te cilën Kosova konsiderohet edhe sot si pjesë e sovraniteti te Serbisë! Ketë qëndrim e mbajnë  sot edhe BE, OSBE dhe KFOR-i edhe pas 6  viteve  pas shpalljes se pavarësisë dhe pas njohjes se saj prej me shumë se 100 shteteve. OKB, BE dhe Rusia mendojnë akoma se munden me e restaurua Jugosllavinë e vdekur  për mes të krijimit të një “Unioni Ballkanik”  ku mendojnë ti varrosin serish popujt e Ballkanit nën sundimin e Beogradit!
Brukseli mendonte se Dokumenti i Rambujes i 1999 me të cilin pranohej sovraniteti  kolonial i Serbisë mbi Kosovën e të cilën e  kishte nënshkrua GNS (Grupi për Negociata me Serbinë) në krye me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosen, Veton Surrojin dhe Hashim Thaqin e me delegacionet e tyre, mundet te realizohet përmes të Rezolutës 1244 te OKB-es, dhe qe Kosova te kthehej gradualisht nen sundimin e Serbisë. Por, Kryengritja e përgjithshme Popullore e marsit te 2004 i bindi ata qe nuk ka as gjasën ete vogël qe Kosova te kthen nën çatinë shtetërore të Serbisë për pa marr flak i ter Ballkani!
IV
KRYENGRITJA E MARSIT 2004
I VARROSI DOKUMENTIN E RAMBUJES  TE 1999 DHE REZOLUTEN 1244
Kryengritja e përgjithshme Popullore e marsit te 2004 e detyroi Brukselin te harton Planin e Ahtisarit  i cili kishte për qëllim, që  pasi Kosova nuk ishte mundur te kthehej nën sundimin e Serbisë, Kosova te trajtohej si një “provincë shtetërore”  nën sundimin  diktatorial e kolonial të Bashkimit Evropian  dhe që me vonë me një strategji tjetër të arrihet që të zbatohet Dokumenti i Rambujes dhe Rezoluta 1244!  Për tu pamundësuar pavarësia e Kosovës dhe bashkimi i saj me shtetin ame, Republika e Kosovës duhet te integrohet nën sundimin e BE, te NATO-ës dhe nën sundimin e “Uionit Ballkanik” gjoja se vullnetarisht. Por, ne realitet  kjo synon te arrihet përmes te  miratimit  formal te këtyre hallkave te reja te robërisë  se re moderne përmes te nënshkrimit te GNS (Grupi për Negociata me Serbinë)!
Kryengritja e përgjithshme Popullore e marsit te 2004 dhe Dëshmoret  e Kombit e kryengritësit qe u plagosen nga breshëritë plumbave te mercenarëve të huaj duke e derdhur gjakun e vet  i than botes  porosinë e çartë  se nuk ka loje me shqiptaret! Andaj Dëshmoret e Kombit te marsit 2004  duhet vlerësuar njësoj si Dëshmoret e Kombit te ren ne te gjitha betejat tjera në luftërat  për liri e për bashkim kombëtar!
Ideja për ti varrosin serish popujt e Ballkanit nën sundimin e Beogradit  duke e restauruar Jugosllavin përmes të gjoja “bashkëpunimit rajonal”  të “Ballkanit perëndimor” apo të “Evropës Juglindore” që duhet të përfundoi me “Unionin Ballkanik” nën sundimin  diktatorial të Bashkimit Evropian, ndoshta kishte me funksionuar para luftërave ballkanike, para se te derdheshin lumenjtë e gjakut në Kroaci, në Bosnje e në Kosovë nga hordat primitive te ushtrisë barbare serbe, malazez e maqedone, por të shtrohet kjo ide tani pas tera këtyre masakrave e dhunimeve, djegieve e dëbimeve, është një ide e çmendur dhe e pa realizueshme!
Plani i Ahtisarit është një projekt i hartuar ne katërkëndëshin Bruksel – Moskë – Athinë  Beograd, synimi i te cilit është  dekompozimi i shtetit dhe i kombit shqiptar përmes te klonimit te disa  mini  “kombeve” e “shteteve” gjeografike në hapësirën shqiptare,  te kontrolluara nga Brukseli përmes te vasalëve te korruptuar vendor, me qëllim që Zgjedhja e Çështjes Kombëtare  e Popullit Shqiptar te “zgjedhjet” përmes te shuarjes se shtetit  e te kombit  shqiptar. Vet anëtarësimi  i shpjet e shpejt i Shqipërisë ne NATO u bë që Shqipëria dhe armatimi mi saj te futen nen kontrollin dhe te shkatërrohen nga Brukselit, nga frika se Kosova dhe Çamëria munden te armatosen në Shqipëri.
V
KRYENGRITJA QYTETARE E VITIT 2007 KUNDËR PLANIT TË AHTISARTI
ISHTE KRYENGRITJE KUNDËR SUNDIMIT DIKTATORIAL TË BRUKSELIT DHE KUNDËR
VEGLAVE VASALE TË TIJ!
As njëherë me parë  në histori nuk kan reagua shqiptaret më kohë si m rastin e imponimit të dhunshëm të Planit te Ahtisarit. Plani i Ahtisarit është plani me reaksionar  e me antishqiptar  qe ka pa Bota me sy! Ai plan përmban tera te zezat e mundshme për fatin e shqiptareve. Plani i Ahtisarit ne te veletet është një akt strategjik për gjenocid politik e ushtarak kundër shqiptarëve. Plani i Ahtisarit i shpronëson shqiptaret nga trojet e veta etnike duke shpall Kosovën “multietnike”, ndersa shqiptaret “komunitet”  duke na falsifikua identitetin ton  në “komb kosovar”!  Plani i Ahtisarit  tenton qe përgjithmonë te na ndan nga trungu  i ynë kombëtar dhe te ton te e copëton Kosovën  edhe njëherë nga brenda  duke krijuar mini shtete serbe brenda saj. Goditja e qenies ton shpirtërore kombëtare behet  duk na nda ne dy flamuj e dy himn-a dhe duke na imponua  Kushtetuan se Ahtisarit  me te cilën Kosova i ndalon vetvetes bashkimin me shtetin ame!
Kryengritja e 10 shkurtit 2007 u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje,  por po mos te merrte pjese ne te Adem Demaçi  dhe edhe vet popullata, kjo proteste nuk do te merrej seriozisht!  Për fatin e krejt kësaj gjenerate të Popullit Shqiptar të Kosovës  Kryengritjes se 10 shkurtit 2007 i priu vet Adem Demaçi. Për fatin e krejt gjeneratave te Popullit Shqiptar të Kosovës   kryengritja  e 10 shkurtit 2007 u shua ne gjak duke rene Dëshmor te Kombit Mon Balaj e Arben Gjeladini dhe duke plagosur mbi 80 kryengritës.  Po mos te ishte dal ne krye te kësaj kryengritje paqësore vet Adem Demaçi dhe po mos te kishin ren Dëshmor Mon Balaj e Arben Gjeladini e te mos ishin plagosur mbi 80 kryengritës shqiptar, Bota sot do te thoshte se ne shqiptaret vullnetarisht e pranuam Planin e Ahtisarit për shuarjen ton si komb!
Këto ditë jemi kah ballafaqohemi serish me një lufte speciale  intensive psikologjike e cila po vjen nga dy fronte: Nga njëra ane është qua lugat falanga titiste  e LDK-LKJ  e cila pakënaqësinë e popullit  po përpiqet me e shfrytëzua me e shkatërrua Republike e Kosovës dhe me e rikthye nën sundimin e Beogradit te vjetër! Ndërsa nga ana tjerë klasa e korruptuar e vasalëve  të ri ne pushtetin e marr me vota te vjedhura  po përpiqet qe përgjithmonë Kosovën me fut nen sundimi  diktatorial te Brukselit dhe  te Beogradit te ri, përmes varrosjes te atdheut ton në “Unionin Ballkanik”, qe ata po e quaj “integrim ne NATO dhe ne Bashkimin Europian”! Kësi  propagande kan bere baballarët e tyre politik para me shume se gjysme shekulli për bashkim ne Traktatin e Vashavës  dhe  me Bashkimin Sovjetik! Shqiptar, keni kujdes dhe mos u rreshtoi pas tyre  dhe mos hyni në grindje mes veti për këta korba te huaj!
Ne si populli i vogël  sot për sot nuk e kemi atë fuqi qe të e ndalim  dhe zmbrapsim me force  këtë okupim te ri te kësaj fuqi botërorë qe na ka  shkel me tera këto ushtri e me ter këtë armatim! Por, askush nuk mundet te na ndal  me ia vu gjoksin  dhe me ju than se neve këtu ne këtë toke  na ka fal Zoti, i dalim Zot  dhe ne për lirin e kësaj toke kemi me derdh gjak derisa ta lirojmë e ta bashkojmë ter Atdheun ton brenda një shteti ! Kemi fuqi qe te bashkohemi tok  rreth Adem Demaçit,  (jashtë Partive Politike të korruptuara) dhe te bashkohemi serish në Lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës  që misionin e saj ta qojmë deri ne fund! Ne  shqiptaret e njohim te madhin Zot në qiell dhe ne tokat tona për Zot e njohim vetëm kombin ton dhe askënd  tjetër!
Ne si popull kurrë nuk i kemi pranua kufijtë  e ndarjes qe armiqtë tan fqinje dhe aleatet e tyre i kan vu brenda atdheut ton duke na copëtua ne 6 shtete, qe nga Bizmarku e deri te Ahtisari. As kush te mos shpresoj se nga kombi shqiptar mundet me klonua mini   “kombe” gjeografike “kosovare,  lugin-are, preshevare, tetovare, gjakovar, drenicak  apo ulqinake” etj. Në shqiptaret as njëherë nuk e kemi shtruar për zgjedhje çështjen  statusit te krahinave gjeografike, por gjithmonë e kemi shtrua për zgjedhje Çështjen  e pavarësimit dhe ter bashkimit kombëtar brenda një shteti sovran dhe te barabartë me shtetet tjera ne Ballkan, ne Evropë dhe ne Botë! Ne  e kemi Programin Kombëtar te Lidhjes se Prizrenit te viti 1878 dhe nuk do te ndalemi deri ne realizimin  e tij te plotë!  Për te  realizuar këtë nuk na vyen as një program dhe as një parti tjetër, pos një lëvizje unike te vetme  kombëtare!
Sa i përket bashkëpunimit me kombet tjera, neve duam të zbatojmë modelin e Zvicrës si ne planin e  brendshëm si ne planin ndërkombëtar! Jashtë blloqeve ushtarake dhe jashtë blloqeve politike qe cenojnë sovranitetin ton kombëtar. Nuk duami kur far ushtrie, kur far policie, kur far gjykate as kur far administrate te huaj diktatoriale  brenda  atdheut ton!
LAVDI DESHMORËVE TË KOMBIT  TË TË GJITHA KOHËRAVE
DHE
LAVDI DESHMORËVE TË KOMBIT  TË 10 SHKURTIT 2007 DHE TË MARSIT 2004
NË VEÇANTI!
Nga: Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu