Krytari i Parlamentit: Jakup Krasniqi

0
770

E plotësuar) Ndërkohë, pas një orë ndërprerjeje të punës për shkak të rrethimit nga policia, ka vazhduar punën Kuvendi i Kosovës sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryesia e tij.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës, pas pikave të zakonshme: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, në rendin e ditës do të jetë shqyrtimi i Propozim Rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo rezolutë është propozuar nga 5 grupe parlamentare, përkatësisht PDK, AAK, KKR, SLS dhe Grupi 6 +.
Në vijim do të shqyrtohen Projektligji për ratifikimin e amendamentit të neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar për reformën e Bordit Ekzekutiv, Projektligji për rritjen e kuotës së Republikës së Kosovës në Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndërkaq në shqyrtim të parë do të jetë Projektligji për punimet nga metalet e çmuara, kurse në në shqyrtim të dytë Projektligji për shfuqizimin e neneve 37, 38 dhe 39, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit
Në fund do të shqyrtohet Raporti i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2011.

Kuvendi i rrethuar nga policia, Krasniqi ndërpret mbledhjen

Prishtinë, 18 tetor – 10:40 – Mbledhja e sotshme e Kuvendit të Kosovës ka nisur në mënyrë të pazakonshme. Kryetari, Jakup Krasniqi, në vend me shpalimin e rendit të ditës, i  është drejtuar Qeverisë.

“Dua të rikujtoj se në këtë vend pushtetet janë të ndara. Këtu sundon demokracia. Unë si kryetar dhe deputetët e Kuvendit s’jemi këtu për t’i duartrokitur policisë. Çfarë  lypë  policia në Kuvend. Me çfarë të drejte Kabineti qeveritar, ministri i  Brendshëm, urdhëron që ata të futen brenda pa lejen e kryetarit, të rrethojnë Kuvendin.

Unë jam këtu kryetar dhe jam për të drejtuar e urdhëruar.

Kabineti qeveritar të mos i keqpërdor ata të rinj, policë, që janë për të mbrojtur rendin e demokracinë, dhe jo të keqpërdoren për interesat personale të ndokujt.

Kjo ndërtesë shpesh në të kaluarën është rrethuar nga policë dhe deputetët janë detyruar të marrin vendime të rëndësishme jashtë saj, për të mbrojtur lirinë e demokracinë. Njerëzit kanë vuajtur nga dhjetë e më shumë vite burgim për vlerat e lirisë e demokracisë. Kemi vuajtur, por kemi mbrojtur dinjitetin. Humbës kanë dalë ata që kanë ushtruar dhunën.

Bajram Rexhepi, si ministër, që do  të burgos kryetarin e Kuvendit, Presidentin a kush e din kë, nuk guxon të sillet kështu. Ai nuk e bën drejtësinë

Në këso rrethanash, me polici brenda e i rrethuar prej saj, Kuvendi s’mund të mbaj mbledhje. Do të mblidhemi pas një ore, pasi të largohet rrethimi policor”, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu