Kthesa pozitive e Hashim Thaqit, farsë apo realitet ?

0
807

Lajmi i 25 korrikut 2011 Ishte një befasi e këndshme! E them këtë sepse as njëherë nuk kam pas as do të kem as dilema e as lëkundje për të përkrah publikisht çdo iniciativë përparimtare të kujtdo qoftë, sikur që, po ashtu do të e kundërshtoi publikisht çdo veprim negativ, që mund të e dëmtoi nga kush do qoftë e në çfarëdo forme interesat e Kombit dhe Atdheut tim. Më këtë parime jam udhëhequr në këto, po thuaj, 4 dekadat e kaluara të jetës time dhe këtë qëndrim e kam edhe tani në lidhje me ngjarjet që u zhvilluan para e pas 25 korrikut 2011. Prandaj, së pari ju shprehi ngushëllime e mija Familjes, kolegëve të mi në Njësinë ROS-a si dhe Kryeministrit Hashim Thaqit, për rënien e oficerit Enver Zymberit . Oficerëve të plagosure ju uroj plagët e trimërisë dhe ju dëshiroj kthim të shpejt në vine e frontit kundër bandave çetnike serbe në kufi! Më lejoni që me këtë rast si profesionist i çështjeve të sigurisë, të jap vlerësimin tim mbi këto ngjarje! . Ato do ti them sepse e kam pas vetes përvojën time praktike, teorike dhe jetësore andaj mendoj se vlerësimet e mija munden të shërbejnë institucioneve relevante në punën e tyre për të mirën e vendit.

 

CILAT OBJEKTIVA DËSHIROHEJ TË ARRIHESHIN ME 25 KORRIK 2011 DHE SI DUHEJ TË ARRIHESHIN ATO?

 

Pas shumë gabimeve të institucioneve, mbi të cilat i kam dhanë vlerësimet e mija me kohë, mendoj se 25 korriku 2011 është bërë një kthesë pozitive nga ana e Hashim Thaqit, dhe ai për këtë veprim e ka përkrahjen time si në kohë e luftës, me kusht që ai do të qëndroi konsekuent në zbatimin e këtyre deklaratave të ti sa i përket çështjes së kufirit shqiptaro – serb. Por, për arsye se tëra këto zhvillime e kishin një paralojë të turbullt, më duhet të them se nuk ka vend për përkrahje bllanko të askujt pa na bindur me fakte praktike se e kanë vërtet seriozisht, se fjalët e veta do t´i shndërrojnë në vepra! Qasja ime kësaj teme niset nga ky realitet. Prandaj edhe pse nuk ka vend për teprime skeptike ky skepticizëm real i imi që e përcjelle këtë shkrim, mbështet në fakte kokëforta. Por; për shkaqe strategjike këtu do ti përgjigjem vetëm në pjesën e par të pyetjes që shtrova në këtë nëntitull! Megjithatë, edhe unë mësoi edhe nga tjerët vazhdimisht, andaj në fillim do të nxjerr disa konkluzione nga dy shkrime të autorëve tjerë, në prag të këtyre ngjarjeve!

 

 

Në një analizën të autorit Milazim Krasniqi të datës 08 korrik 2011 me titull “Bashkimi Evropian në rolin e rindezësit të sherrit” dhe një analizën tjetër të autorit Besnik Prishtina të datës 18 korrik 2011 me titull “PAS FALSIFIKIMIT TË ZGJEDHJEVE U FALSIFIKUA EDHE REGJISTRIMI I POPULLSISË! „ të botuara te KOSOVAPRESS-i ishte zhvilluar një dialog shumë i ashpër por shumë i drejtë me diplomacinë evropiane dhe me diplomacinë amerikane! Milazim Krasniqi e akuzonte pa dorëza politikë evropiane për destruktivitet pro serb, ndërsa Besnik Prishtina e denoncoi për ambicie diktatoriale Ambasadorin e SHBA në Prishtinë, duke i përfshi edhe disa paraardhës të ti si dhe disa diplomat tjerë, të nxitur nga Brukseli. Ai si shembull konkret merr tolerancën e tyre ndaj falsifikimit e rezultatit të zgjedhjeve dhe të falsifikimit e rezultatit të regjistrimit të popullsisë! Të dyja këto analiza të këtyre autorëve fare pak merreshin me institucionet shtetërore lokale të Kosovë duke vlerësuar ato janë “marioneta të pushteti kolonial të BE në Kosovë” që s´bëjnë gjë tjetër pos i japin vulën e “legalitetit” vendimeve ilegale të diktaturës së Brukselit . Kjo flet për atë se sa janë këto institucione të defaktorizuara në sy të opinionit të brendshëm.

 

 

Porosinë e shkrimit të Milazim Krasniqit në vendet e BE e kuptoi vetëm diplomati i shquar gjerman Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling. Pjesa tjetër e BE ose nuk kuptuan sa është ora, ose nuk deshën ta kuptojnë. Vet Gjykatat e EULEX-it po dëshmon qëndrimin pro-serb të BE me lirimin nga burgjet të kriminelëve serb të luftës, me dënimin e ushtarakëve të UÇK “për krime lufte…” si dhe me përpjekjet për burgosjen edhe eprorëve ma të lartë të UÇK-ës me qëllim të hapur që të devalvojnë vlera e UÇK si dhe të nxiten përçarje brenda krahut të luftës në Kosovë!

 

Për dallim prej BE administrata amerikane u tregua edhe kësaj radhe më korrekte, më e shkathtë, më reale dhe më pragmatike. Duke parë se qeveria e Thaqit po ballafaqohet me shumë dështime në disa pista dhe se ka rrezik te përballohet me revoltat popullore që do ta sjellin përmbysjen e saj, ajo

 

– i dha leje Thaçit t`i rritë rrogat e premtuara gjatë fushatës zgjedhor;

– i dha leje Thaçit t`a ndërprenë presionin ndaj Kuvendit dhe ndaj Jakup Krasniqit për heqjen e imuniteti ndaj shokëve të ti të luftës,

– i dha leje Thaçit t`a miraton Ligjin ( e mangët) për Vlerat e Luftës,

– i dha leje GNS (Grupit për Negociata me Serbinë) t´i ndërprenë bisedimet me Serbinë ,

– i dha leje Thaqit të shkarkon Reshat Maliqin e të e emëron sërish një ushtrues detyre të cilin përsëri mund ta shkarkon kur të do dhe

– i dha mundësinë që ai vet ta ushtron detyrën e Drejtorit të Policisë në aksionin e dërgimit të ROS-ave në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri me 23 korrik 2011.

Kjo u bë me qëllim të rigjenerimit të autoritetit të rrënuar të qeverisë, sidomos mbas shkarkimit të Fatmir Sejdiut dhe emërimit e pastaj shkarkimin zë Behxhet Pacollit si dhe pas emërimit të Atifete Jahjagës për presidente edhe pse ajo nuk kishte kalua nëpër procedurat zgjedhore, edhe përkundrejt të kandidaturës publike të Adem Demaçit për President të Kosovës. Kandidatura e Adem Demaçit u refuzua jo vetëm për shkak të ambicieve e të B. Pacollit e J, Krasniqit për atë post por kjo erdhi nga (BE) ata që dëshirojnë vazhdimin e kaosit në Kosovë e jo stabilizimit të saj. Ata e dinë se vetëm me Adem Demaçi në krye Kosova do të ishte në gjendje që ta bën kthesën pozitive dhe që vendin të vihet në binar të përparimit. Adem Demaçi, nuk e bëri kandidaturën e ti për përfitime personale por për të i shërbyer deri ne fund të jetës së vet vendin dhe popullit të vet. Kështu, për mos angazhimin e ti nuk është fajtori ai, por ata që e penguan qe rresht 12 vite Adejm Demaçin të kyçet në politikë! Në mënyrë identike është veprua edhe me kuadro tjera profesioniste që nuk kanë pranua të angazhohen në parti politike, në mesin e të cilëve gjendem edhe vet! Si u pa ata menduan se kthesën mund ta bëj edhe Hashim Thaqi pa Adem Demaçin, me një aksion të ROS-ave në drejtim të kufirit, por si po shihet kjo nuk po funksionon si dëshiruan ata!

Aksioni i 25 korrikut 2011 kishte rolë të dyfishtë!

Ky aksion kishte për qëllim të bind opinionin se:

– “Kosova ka Qeverinë e vet që kujdeset për sovranitetin territorial, pa marr leje prej askujt nga jashtë” dhe se

– “Kosova nuk është koloni nën sundimin diktatorial pro-serb të Brukselit, por është shtet i pavarur e sovran që merr vendime vet për veti!”.

Ndërsa me dështimin e aksionit, doli në ndihmë faktori i jashtëm për të na bindur se si

– “Kosova ende ka nevojë për prezencën e faktorin e jashtëm, prandaj atë nuk duhet konsideruar si sundim kolonial”!

Kjo pak a shume po i përngjante skenarit kur nga institucionet kukulla formalisht erdhi deri te “shpallja e pavarësisë” me 17 shkurt 2008, që në të vërtet në praktik nuk ndryshoi as gjë nga realiteti i hidhur i Kosovës dhe që ndodhi vetëm sa për ta amortizuar shpërthimin e revoltës së popullit kundër sundimit MIX të UNMIK-ut dhe të Partive Politike! Tani nëse edhe ky AKSION është vërtetë vetëm FARSË, do të thotë se Hashim Thaqi definitivisht qëndron përpara falimentimit total politik.

Të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë kështu!

AKSIONI I 25 KORRIKUT 2011

NUK ISHTE PREAGDITUR FARE AS NGA ASEPETKI I MBROJTJES SË JASHTME

DHE AS NGA ASPEKTI I SIGURISË SË BRENDSHME!

U pa me 25 korrik 2011 se edhe pse Qeveria ka pas kohe nga 2008 për të përgatitur aksionin masiv e vendimtar si do të duhet, kjo nuk ndodhi kështu.

Qeveria ka pas kohë të mjaftueshme për përgatitje interne të një aksioni të mirëfilltë! Që FSK në transparencë dhe UÇK në prapavijë t´i mobilizohen dhe përgatiten që në çdo kohë t´i dalin në krah Policisë së Kosovës, për gjatë tërë vijës kufitare dhe që me një goditje të shkatërrohen me çarmatosen bandat paramilitare çetnike njëherë e përgjithmonë. Që vija kufitare të minohet e tëra që më kurrë në territorin e Kosovës as një çetnik i gjallë të mos mundet të hy me bë krime në Kosovë! Këto dhe disa tjera veprime të domosdoshme munguan!

Me që aksionin e dërgimit të ROS-ave në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri, pa fajin e tyre, ishte përgatit në mënyrë amatore, gjë dëshmon fakti se ato nuk arritën t´a kryejnë misionin e vet dhe u detyruan të tërhiqen me humbje në njerëz e pajisje para forcave paramilitare çetnike. Për të mos dështua aksioni në tërësi, forcat e KFOR-it u detyruan të vijnë në mbështetje të Qeverisë, që autoriteti i saj të mos përjeton kolaps total. Pasi që pjesët e KFOR-it nga BE dështuan, në pikat kufitare shkuan trupat e SHBA dhe vuan rregull. Nëse kjo koreografi u realizua për të bindur opinionin se Qeveria e Thaqit ka fuqi me shtri pushtetin e vet vetëm me ndihmën e KFOR-it. Shtrohet pyetja pse kjo nuk ka ndodhur me kohë në vitin 1999 akoma para se të pranohet demobilizimi dhe çarmatosja e UÇK? Normalisht se kjo që ka ndodh tani është dashur të ndodh para 12 viteve. KFOR-i e ka pas vendin në kufi që nga 1999 e jo nëpër qytete dhe ma së paku ne Prizren! Para se të vendosen forcat e NATO ne kufi mes Kosovës e Serbisë, Hashim Thaqi e Agim Çeku nuk është dashur të pranojnë demobilizimin dhe çarmatosjen e as atërrimin e armëve të UÇK-ës

KFOR-i nuk ka pas nevojë kurrë me u lokalizua ne kufi me Shqipërinë por ka pas nevojë me u lokalizua në kufi me Serbinë e me Malin e Zi, sepse nuk ka pas luftë mes Kosovës e Shqipërisë, por ka pas luftë me Serbin e Malin e ZI dhe me Maqedoninë. KFOR-i së bashku me formacionet e UÇK-ës është dashur të kujdesen për mbrojtjen e Kosovës nga agresioni sllav 3 vitet pas lufte. Gjatë këtyre 3 viteve është dashur që UÇK të pajiset me armatim dhe të përgatitet qe vet të e merr përsipër mbrojtjen e vendin mu në krye të 3 vite pas lufte. Si pas Dokumentit të Rambujesë pas 3 viteve është dashur të mbahet referendumi për vetëvendosje, dhe kjo do të mundësonte bashkimin e Kosovës me shtetin amë Shqipërinë dhe nga kjo kohë jeta ne Shqipërinë e bashkuar dhe në Ballkan do të normalizohej, pa pas nevojë me e komplikua çështjen si e kanë komplikua artificialisht, ata që kanë përfitime që çështja e Kosovës të mbetet e pa zgjedhur duke e bërë atë “shtet” jashtë kombit të vet!

Ekzistimi i Republikës së Kosovës ka pas arsye dhe kuptim vetëm brenda ish RSFJ. Pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë Kosova e tërësishme do të duhej të bashkohej menjëherë Shqipërisë, si Republikë e saj dhe kjo çështje do të mbyllej përgjithmonë. Por, kjo nuk ndodhi kështu sepse BE ishte nën presionin sllavo-grek, që kjo të mos lejohej. Në BE përgatiteshin plane për shuarjen e Shqipërisë si shtet dhe si komb përmes në tërësi. Përmes të Planit të Ahtisarit i cili duhej të zbatohej në Kosovë për ta de-konstrukturua kombin shqiptar nga brenda! Prandaj, ne vend se të armatoset UÇK, Kosova u çarmatos! Bile nga BE u nxit edhe shkatërrimi edhe i armatimi i Republikë së Shqipërisë.

Populli u përgjigj me urrejtje kundër klasës politike që jetësoi krijimin e “shtetit të Kosovës” jashtë dhe kundër kombit shqiptar, të kolonizuar dhe nën sundimin diktatorial të Brukselit. “Kosova e lirë” u “lirua” nga liria e vet të jetë shqiptare, dhe ju dha “liria” me pas identitet “multietnik kosovar” duke pranuar me diktat flamurin, himnin, festat e shenja tjera të huaja të identifikimit, dhe duke heq dorë nga ato nacionale për të cilat shqiptarët kanë derdhur shumë gjak dhe kanë bë disa shekuj dënime me burgje në kohën e sundimit jugosllav. Këto masa të “lirisë” ju kanë imponua Kosovës nga të gjitha okupatoret e më parëm gjatë historisë. Atëherë pse u deshtë tëra këto lufta, kur këso ofertash për këso “lirie” kemi pas edhe prej Millosheviqit!

 

Pas proceseve e zhvillimeve brenda rregullave të shoqërisë “demokratike” që vazhdimisht kalojnë nëpër procesin e zgjedhjeve, monitorimit ndërkombëtar, pranisë së OSBE-së, KFOR-it ICO-së etj., në përkthim qëndron diktaturë kolonialiste e një sundimi të huaj Tiranë! Ku ka ma tirani se kur anashkalohet Adem Demaçi nga kandidatura për President të Kosovës dhe njëherë “ZGJIDHET” e pastaj shkarkohet një njeri që tradicionalisht, ne disa breza ka qenë mikë familjar i regjimit të Beogradit, si ishte Behxhet Pacolli. Pastaj të EMROHET për Presidente një person anonim të cilën nuk e njeh as lagja e vet. Kush e banë këtë pos sundimi i huaj diktatorial!? Kaq e lirë është Kosova sa tjerët ia caktojnë e ia shkarkojnë “presidentin” me SMS e me Zarf!

E tërë kjo që u iniciua nga qarqet e brendshme politike dhe nga qarqet e huaja diplomatike u bë me qëllim që tëra këto dështime të veta t´i maskohen me aksionin e ROS-ave, prandaj jo ROS-at, por politika dhe diplomacia janë fajtor pse ato u shndërruan ato në PATA. E thash këtë për ROS-at sepse ata nuk kanë faj për dështimin, por se ato duhet ta kuptojnë se aksionet e veta duhet i organizojnë vete dhe kurrë të mos zbatojnë urdhra nga politika që vinë në kundërshtim me interesat kombëtare dhe në kundërshtim me parimet profesionale që garantojnë sukses 100%, pavarësisht në kostën e suksesit!

 

Mbetet të besojmë se ende ka kohë dhe vend për korrigjime, sepse baleti në akullin politik për secilin në fundi mundet të jetë fatal nëse nuk e dinë kur behet boll me mashtrime e manipulime të opinionit! Po besoj se nuk është kështu, prandaj për hir të çështjeve madhore kombëtare unë vazhdoj të jam në gatishmëri e në dispozicion q që të angazhohem edhe praktikisht në lëmin time profesionale në shërbim të vendit dhe popullit tim!

 

Por as njëherë në shërbim të partive politike dhe të diktaturës së huaj!

 

 

Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu