Ku është Agim Medani? Pse policia s’po mund ta kap atë

0
893
tropojani-agim
Medani duke lexuar në Facebook

Kanë kaluar më shumë se tre muaj kur Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e Agim Medanit si i kërkuar dhe i dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”.

Nga ajo kohë, policia ka zhvilluar aksion të gjerë në rajonin e Pejës ku dyshohet se është lokalizuar i apostrofuari. Por ai ende nuk është kapur. Madani vazhdon të terrorizojë qytetarët.

Policia e Kosovës është ende në kërkim të shtetasit nga Shqipëria Medani, 50 vjeç me origjinë nga Tropoja e Vjetër. I shumë rrezikshmi ,Agim Medani, nuk po mund të bie assesi në duart e policisë edhe pse ata janë duke zhvilluar disa veprime të bazuara në informacionet e pranuara për të. Këto janë konfirmuar nga Policia e Kosovës për Gazetën Express, të cilët kanë refuzuar të tregojnë detaje tjera në aksionin e kapjes.

“Personin ne fjalë (Agim Medani) Policia e Kosovës është duke e kërkuar dhe ka ndërmarrë disa veprime të bazuara ne informacionet e pranuara për të njëjtin”.

Por sipas Policisë së Kosovës secili i cili bie ndesh me ligjin do të përballet me organet e drejtësisë. E njëjta sipas tyre do t’i ndodhë edhe atij.

“Një nga detyrat dhe përgjegjësitë e Policisë së Kosovës është edhe parandalimi, hetimi, zbulimi I veprave penale dhe kryesve të tyre, prandaj PK, është ne funksion te zbatimit te ligjit dhe secili që bie ndesh me ligjin do përballet me organet e drejtësisë”.

Javë më parë ishte raportuar se Agim Medani dyshohej të jetë në fshatin Gurakoc të Istogut dhe se Policia e Kosovës kishte filluar aksionin qysh në mëngjes për kapjen e tij. Por edhe ky aksion, si vazhdë e aksioneve të mëhershme, rezultoi i pasuksesshëm për kapjen e Medanit.

Nga Gurakoci, qytetarët e Lubozhdës së Istogut ishin ankuar në redaksinë e Gazetës Express se ai kishte ardhur në fshatin e tyre për të kërkuar lëmoshë. E për këtë, Policia e Kosovës parapëlqeu të mos flasë.

Agim Medani është i njohur tani më për vjedhje dhe pjesëmarrje në disa sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Me datë 14.07. 2015, rreth orës 03:00 në fshatin Gorozhdec të Komunës së Pejës, kishte sulmuar patrullën policore të Stacionit Policor në Pejë.

Ajo që e bën edhe më të rrezikshëm këtë njëri, është fakti se di të përdorë mirë armën. Edhe polici ,Arben Daci, që ishte ballafaquar me të në ngjarjen e 5 shtatorit, kur u qëllua me dy plumba nga Madani e ka përshkruar si shumë të rrezikshëm.

Por Agim Medani është në kërkim edhe nga shteti shqiptar.

Ai ishte dënuar për grabitje, vrasje në kokë dhe ishte nën akuzë gjithashtu për përdhunimin e mbesës së tij (vajzës së motrës), dhe ishte arratisur nga burgu i Shënkollit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu