“Kufiri detar po i shitet në fshehtësi Greqisë. Nishani, ndërhy!”

0
937

TIRANË – “Kryeministri i vendit, Berisha, në fshehtësi të plotë po mundohet të përfundojë një marrëveshje të re me shtetin fqinj për ndarjen e kufirit detar, pa u nxjerrë ende përgjegjësia përkatëse ligjore apo penale për negociatorët e marrëveshjes së mëparshme për kufirin detar në kanalin e Korfuzit.”, ka nisur deklaratën për shtyp nënkryetari i grupit parlamentar në PS, Saimir Tahiri.
Duke vazhduar me akuzat se ‘në një kohë kur Sali Berisha nga njëra anë dërdëllit gjithë ditën për imunitetin dhe nga ana tjetër grabit institucionet kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë, vazhdon një errësirë e plotë pa kurrfarë transparence, të hedhi hapat e parë drejt një marrëveshjeje tjetër për kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë’.

Tahiri i kërkoi në emër të PS-së, Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të përjashtojë të gjithë ata persona që u përfshinë në negocimin e marrëveshjes së parë, e cila u rrëzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese.

Tahiri nënvizoi faktin që Kryeministri nuk po respekton institucionet kushtetuese, ashtu siç veproi edhe me emërimin e Elvis Cefës në KLD dhe SHIK-sit të Gazidedes, Visho Lika.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste, kërkoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe përfshirjen e “ekspertëve të pavarur, shoqërisë civile, specialistëve në vend dhe të huaj përkrah grupit negociator të qeverisë, sepse vendi, toka, deti dhe sovraniteti kombëtar nuk i përkasin qeverisë Berisha, por janë të popullit shqiptar”.

M.Alla

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu