Kufiri shqiptaro- shqiptar, një front i vdekjes

0
428

Po këta (Llukiqi dhe Stefanoviqi) i kishin vënë nën hetime intelektualët shqiptarë prej tyre: pesë intelektualë në Gjakovë, katër në Pejë, katër në Mitrovicë dhe Vushtrri, gjashtë në Prishtinë, katër në Podujevë, gjashtë në Prizren, tre në Gjilan, dy në Ferizaj dhe njëmbëdhjetë në Shkup e Tetovë, katër në Gostivar dhe tre në Kumanovë dhe Preshevë. Ngrihu pastaj kërko të drejta pa popull, siç ishte rasti me Toplicën (1878).

Shqiptarët i shpëtoi Lëvizja kryengritëse

Këtë realitet e synonin rankoviqët. Atë realitet e prishën Metush Krasniqi, Adem Demaçi e intelektualët të tjerë, siç ishte Esat Mekuli me shokë shumë. Studimin e projekteve të tyre mendoj se duhet ta bëjnë ekipet profesionale shkencore, sepse në çdo kohë historike ato projekte pasurohen me metoda të reja dhe me përvojë të vjetër. Qëllimi i tyre ishte dhe mbetet për ta mbajtur Kosovën në majë të thikës – vend të pasigurt ku të huajt nuk do të investojnë. Lidhur me këtë po theksoj se këta kriminelë do të punojnë me elaboratet e Mihajlo Ceroviqit 1918-1941 me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup. Elaborati i tij mbante shifrën “METLLA” (“FSHESA”). Për realizimin e tij shfarosës të shqiptarëve në Pejë kishte instaluar Punisha Raqiqin për ta shpërngulur popullsinë nga drejtimi: Mitrovicë-Pejë-Prizren- Tetovë- Gostivar- Dibër- Prespë. Ndërsa Tomë Popoviqi me qendër në Gjilan kishte për detyrë të shpërngulë popullsinë e Kosovës Lindore pa përjashtim. Që të dy kishin në dispozicion ushtrinë, policinë dhe iniciativën private. (Shiko: AJ. MPB-S. 14. K.104-Arnauti-istrebljenje). Atëbotë shqiptarët i shpëtoi Lëvizja kryengritëse.

Roli i Radio Tiranës dhe i Radio Kukësit

Në repartin e Ministrisë së Ushtrisë ishte angazhuar i ashtuquajturi major ” Zeko” me përkatësi malazeze. Këto reparte do ta shndërronin kufirin shqiptaro- shqiptar në një front të vdekjes, sepse për çdo ditë vriteshin njerëzit në mënyra të ndryshme. E vërteta, i theksuam këto realitete, për ta parë lexuesi se sa e madhe ka qenë vepra e Metush Krasniqit, Mark Gashit, Adem Demaçit, Fazli Greiqefcit, Shaban Shalës e shumë të tjerëve, sepse kemi të bëjmë me një politikë shtetërore shfarosëse, ndërsa këta korifenj e frenuan atë politikë në masën më të madhe. Lidhur me këtë shtrohet pyetja a i krijoi populli këta korifenj (Metushin, Ademin…) apo këta e rilindën popullin të emancipohet dhe të qëndrojë e të luftojë me mjete që i dispononte në kohëra të caktuara. Në këtë drejtim duhet theksuar edhe rolin që kishin marrë Radio Tirana dhe Radio Kukësi në propagandimin e çështjes shqiptare në Jugosllavi. Roli i tyre duhet të çmohet në kohë dhe rrethana që ishin krijuar atëherë në mjegullat ballkanike të Luftës së Ftoftë, në mes të blloqeve, ku çështja shqiptare ndrydhej tragjikisht.

Nesër do të lexoni:

• Në cilin vit u burgosën Metush Krasniqi e Adem Demaçi?

• Si u bë përgjimi i disa prej udhëheqësve të lartë shqiptarë?

 

Prof. Dr. Hakif BajramiShkruan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu