Kujt i shërben ruajtja e Institucionalizimit vasal ?!

0
767

 

Zotëri i nderuar Bardhyl Mahmuti! Së pari të them se kam konsideratë për të kaluarën e juaj ilegale kundër regjimit jugosllav. Por, shkrimet e juaj me befasuan jo kandshëm! Sikur titulli dhe përmbajtja e këtyre dy shkrime tuaja në ketë temë nuk janë në harmoni mes veti. Ju, një herë jeni tjetrën herë nuk jeni për bashkim kombëtar. Por, tani ju flisni për bashkimin me një rrugë tjetër, moti të provuar nga ata  që bashkimin kombëtar e përdorën si një shall me të cilin   herë e mbështjellin kokën herë  mbështjellin këmbët, si demagogji për  të fituar besimin e popullit. Kjo ndodhi edhe pas Bujanit, kjo ndodhi edhe pas Rambujesë! Ju mendoni, se për shkak të raportit të forcave, duhet harruan kombin përkohësisht dhe duke ju përshtat konfiguracionit të nevojave të imperatorëve globalist, me e ruajtur substancën.
Bile disa filozof bungu edhen sot e akuzojnë edhe Skënderbeun përse  nuk e ruajti substancën që ajo të shtohet  dhe pse nuk  la popullin shqiptar të turqizohet ne tersi  nën sundimin e Portës së Lart te Stambollit  që në atë kohë kishte përmasa te Portës së Lart të Brukselit sot. Bile edhe Porta e Lart e Stambollit  ju dha mundësi shqiptarëve të arrijnë gjithfarë titujsh të lart deri nëllarë Vezir e Pasha, por me kusht që të harrojnë se janë shqiptar. Kush ju kundërvë Portës së Lart te Stambollit “…koka i vajti në Stamboll e trupi i mbeti në Janinë…”!
Kjo teori e Z. Bardhyl Mahmutit as nuk është e re as moderne, por me ketë teori oportuniste e instituicionaliste, Lëvizja Shqiptare për Pavarësi është ndeshur njësoj edhe në kohën e luftërave të Skënderbeut edhe në kohen e Lidhjes se Prizrenit, edhe kur u krijua Shqipëria londineze, edhe gjatë LDB e pas saj edhe kur shpërtheu kryengritja e 1981 edhe kur shpërtheu kryengritja e UÇK e 1998 dhe ja se kjo teori po përpiqet edhe sot të binde Lëvizje Shqiptare për Pavarësi dhe për bashkim kombëtar që të mos ju kundërvihet imperatorëve globalist edhe kur ata po e demolojnë kombin shqiptar duke e klonuar atë në disa “kombe fiktive gjeografike” jashtë Shqipërisë me qëllimin e vjetër që të shuhet kombi shqiptar dhe që territoret e ti etnike ku ai është autokton në një  kompaktësi të plote gjeografike, të përfundon nën sovranitetin e shteteve armike fqinjë, ose nën sundimin e ri  kolonial të huaj.
Institucinalistet aktual të Ahtisarit nuk janë me të mire se ata të Fadilit, Vllasit, të Morinës e të Rugovës. Ata synojnë arritjen e stauskuos, sepse kështu i ruajnë privilegjet e veta personale e grupore ose arritjen deri te ato privilegje. Si pas kësaj teorie tuaj, ata që e luajnë mirë rolin e vasalëve të sundimeve të huaja janë ata që herdokurdo e sjellin bashkimin kombëtar, ndërsa ata qe deklarohen publikisht për “Shqipërinë: etnike, natyrale apo te madhe” janë “armiqtë e bashkimit kombëtar”! Këto teza i demanton historia kokëforte, sepse burgjet e jugosllaveve nuk ishin te mbushur me vasalet e tyre por me këta te dytë. Historinë nuk e ndryshuan vasalet por kryengritësit! Kombit tonë me të vërtet i duhen aleat e miq qe e mbështesin  lirin e bashkimin kombëtar, sepse ata qe po e mbajnë Shqipëri të ndarë ne 6 shtete dhe qe po synojnë me klonua nga shqiptaret 6 kombe, nuk i kemi miq! Janë këta “miqtë ndërkombëtarë” të z. Bardhyl Mahmutit që kufijtë brenda trojeve tona kombëtare i njohin si “kufijtë ndërkombëtar” ndërsa kufirin mes Kosovës e Serbisë e quajnë “kufij administrativ”!
Çlirimi e bashkimi kombëtar nuk vjen nga jashtë por vjen nga mobilizimi e organizimi i brendshëm. Andaj, ne nuk zgjojmë interesimin e tjerëve duke e heshtur bashkimin por duke e theksuar zëshëm për ditë dhe duke luftua për te teoritikishtë e praktikisht. Shqipëria e Madhe apo Britania e Madhe janë nocione që nuk dalin nga kufijtë e vet etnik dhe natyral, prandaj loja me nocione nuk e zbeh aspak qëllimin fisnik të bashkimit komnëtar.
Prandaj, zotëri Mahmuti, teoria e juaj nuk mundet ti shndërron assesi vasalët tradhtar titist apo ahtisaarist në patriot. Sikur që teoria e juaj nuk mundet assesi, që patriotët shqiptar ti shndërroi tradhtar, si po synoni ju! Kujtojeni fjalimin e juaj të mbajtur në tubimin  në përkrahje të UÇK në Basel në vitin 1998 kundër institucionalisteve rugovian! Tani me këto shkrime keni ra në po ato pozita që i kishte Rugova e Bukoshi me LDK dhe që ju e thatë shumë çart në atë kohë!
Ndryshimet historike nuk i solli vija titiste e ish LKJ që u konvertua në LDK e sotme, por ato ndryshime i sjelli LPK në kulmin e zhvillimit të saj në UÇK. LPK dhe programi i saj ishte ajo hallka e zinxhirit historik që ishte vazhdim i Lidhjes se Prizrenit, kështu që nga Koqo Danaj e deri te lëvizja Vetëvendosje, paraqesin vetëm vazhdimësi të LPK, ku ju vet keni qene njeri nga  aktivistet me të dalluar të saj. Edhe LPK e përjetoi fatin e Lidhjes se Prizrenit, sepse edhe LPK u braktis nga të gjithë ata që  e nënçmuan fuqinë  popullit të vet dhe ju vardisen sundimit të ri kolonial. Por, edhe LPK si Lidhja e Prizrenit ka me mbet përjetë frymëzim i brezave të ri si shembull se si luftohet dhe si mbrohet atdheu nga armiqtë e tradhtaret e vendit.
Por, si po duket praktikisht LPK e UÇK i mbeten besnik vetëm themeluesit e saj dhe përkrahësit e tyre, që në LPK  erdhën me qellim me i shërbye kauzës kombëtare. Por jo edhe ata që kauzën kombëtare e keqpërdorin për interesa te veta personale politike e materiale. Ata u pasuruan duke e varfërua dhe duk e vjedhur kombin që nga plaçkitjet e Fondit  3% të Republikës së Kosovës e të Fondit Vendlindja Thërret e deri te plaçkitjet përmes të uzurpimeve,  tenderëve  dhe të privatizimit kriminal. Dhe për me e gëzuar atë pasuri të fëlliqur ata i luten Zotiti që mos të pavarësohet e të mos bashkohet Shqipëria. Sepse po u pavarësua e po u bashkua Shqipëria këtyre hajnave do të ju konfiskohet pasuria dhe do të i pret çelia!
Përshëndetje nga Lagjja, dikur e urbanizuar, e quajtur Qyteza Pejton në Prishtinë, që u dhunua dhe u de-urbanizua nga dezertorët rural të UÇK-ës  dhe nga keqbërësit tjerë të fundeve të popullit!
Nga: Besnik Prishtina

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu