Kumanova ka ndezur alarmin në MPB për sulme hakmarrëse!

0
572

UCK

Kemi njohuri operacionale që mbështetësit e caktuar të grupit që u likuidua në Kumanovë kanë plane për të rrëmbyer zyrtarët e Ministrisë së Brendshme si dhe kryerjen e sulmeve ndaj institucioneve vitale të shtetit, kështu që kemi lëshuar një telegram udhëzues deri tek personat udhëheqës në polici për të rritur masat e sigurisë, tha zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski,

“Ne i kemi këto njohur operative dhe në bazë të tyre, e kemi dërguar atë telegram udhëzues. Ne vazhdojmë të kontrollojmë të gjithë informacionin dhe po përgatitemi për të gjitha rreziqet e mundshme. Në këtë aspekt, janë lëshuar ​​udhëzimet për sigurimin e personave dhe objekteve, për sigurinë e të cilave është Ministria e Brendshme, për trajtimin dhe përdorimin e pajisjeve dhe automjete zyrtare si dhe udhëzimin për sigurimin dhe patrullimin në kufirin verior”, tha për Meta, Ivo Kotveski.

Sipas informatave jozyrtare, ditëve të kaluara njësitët dhe  departamentet e Ministrisë së Brendshme janë të angazhuar dhe se ka pasur aktivitete me njësitë rezervë të policisë, të cilëve u është treguar se duhet të jenë të gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësitë e policëve nga struktura e rregullt nëpër qytete, në rast se ata janë të ri caktuar në detyra diku tjetër.

Në pyetjen se nëse këto aktivitete janë pjesë e masave parandaluese pas informacioneve të marra operacionale në lidhje me veprimet e mundshme të hakmarrjes, Kotevski me një përgjigje jo specifike, as e ka konfirmuar dhe as e ka mohuar këtë informacion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu