Mërgimtari i vë flakën motorrit në Dogan (Video)

0
914

Ramush Istrefi

Erdhi në Kosovë për t`ia sjellë vëllait të tij disa mjete bujqësore, në mesin e tyre edhe një motor. Por, Ramush Isufit me prejardhje nga Komuna e Gjilanit, dogana nuk e lejoi që ta fuste motorin, nën arsyetimin se dokumentet nuk i kishte në rregull.

“Ja kam sjellë vëllait një kamion me shumë mjete të bujqësisë dhe një prej tyre dogana ma shkarkoi prej aty, gjoja se në mungesë të dokumenteve. Dokumentin e kam këtu dhe nuk ka dokument të dytë. Motorin ma ndalën në terminal, apo në Terminalin e Doganës në Ferizaj”, thotë Ramush Isufi.

Më pas ai kishte shkuar në Gjermani për ta verifikuar dokumentin që e posedonte, dhe atje i thanë që çdo gjë është në rregull.

“Unë shkova në Gjermani dhe e verifikova këtë dokument dhe atje më thanë nuk ka tjetër përveç këtij. Kur erdha edhe në doganën tek “Dheu u Bardhë”, e verifikova edhe aty, më thanë nëse e sjellë këtu, me këtë dokument ne e lejojmë të kaloj. Kështu që kaloi një kohë dhe e bëra një rrugë të gjatë me këtë dokument dhe u ktheva përsëri në Ferizaj”.
Dyshimet e tij për keqpërdorime, lindën në momentin kur shkoj që ta marr motorin tek terminali doganor, ku i thanë se duhet të paguaj 300 euro.

“Në Ferizaj, kur e kanë ndalë motorin, tashti është mendimi im dhe flasin faktet, e kanë ndalë veç me një qëllim që të përfitojnë nga Terminali, sepse kur u ktheva për të dytën herë u doganua me atë librezë. Kështu që e pagova doganën dhe kur tentova me marr motorin, ata mi lypen 300 euro, për shkak të qëndrimit të motorit aty”, shprehet ai.

Ramush Isufi, dyshon se ka bashkëpunim ndërmjet Terminalit Doganor dhe Doganes dhe për këtë arsye kishte vendosur që t`ia vë flakën motorit të pakuar në Terminal.

“Fakti flet, se që nga fillimi dogana jo vetëm me mua por me shumë njerëz, sepse e kanë edhe një kontratë me terminal, e sidomos tash edhe shpedicioni thonë se çdo mall që rrinë në atë llagerin e doganës, nuk ka drejtë që terminali të kërkoj të holla. Këta e kanë një bashkëpunim dhe e kanë ditur se brenda një jave mundem me ardhë me një dokument të ri, kështu që mi kërkuan 300 euro për të paguar qëndrimin në terminal. Fola edhe me shefin e doganës dhe më tha ata janë privat, fol me ta.

Tash unë iu thash ose e keni ndalë motorin me qëllim përfitimi 300 euro, ose nuk jeni në gjendje ta verifikoni çdo dokument, ju njërën duhet ta pranoni. Pasi nuk pranuan asgjë dola dhe ia vura flakën motorit . Unë tash kam vendosur që ta ndjek rrugën ligjore”, thekson Isufi.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_bfQ06I_fSU” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu