Kur në krye të shtetit ke një njeri që ka arritë ta ketë në kontroll tërë sistemin…

0
665

Kur në krye të shtetit ke një njeri që ka arritë ta ketë në kontroll tërë sistemin…

Në mandatin e parë si Kryeministër, Hashim Thaçi (HTH) e dogji Fatmir Sejdiun. Fillimisht, duke e lënë LDK-në me zero pushtet, dhe duke i “kapur” kështu organet vitale të shtetit, si policia, drejtësia, inteligjenca, arsimi, shëndetësia…

Pastaj, e rrëzoi Sejdiun përmes Gjykatës Kushtetuese.

Në mandatin e dytë, si Kryeministër- qeverisjen e kishte edhe më të lehtë me Behgjet Pacollin. Edhe këtë të fundit e dogji. E, vendosi president për pak ditë, për ta rrëzuar nga ai post.Kur në krye të shtetit ke një njeri që ka arritë ta ketë në kontroll tërë sistemin…

Presidentja pasuese, Atifete Jahjaga, edhe ashtu ishte pa fuqi reale politike.

Në mandatin e tretë, si zëvendëskryeministër formal, por si kryeministër real, arriti që ta djeg edhe Isa Mustafën.

Ndonëse ra nga posti i shefit të qeverisë formalisht, HTH arriti të mbetet në pushtet dhe të bëhet president, falë kontrollit që kishte ndaj Gjykatës Kushtetuese, dhe kreut të saj- Enver Hasani, i cili e shpëtoi PDK-në nga rënia prej pushteti, me atë vendimin kontravers. Ky vendim i Enver Hasanit, i cili më vonë u dogj gjithashtu nga HTH, bëri që PDK ta ruaj kontrollin dhe të vazhdoj kapjen e shtetit.

Ardhja në krye të shtetit, i ofroi komoditet, dhe erdhi koha që të digjej edhe formalisht Isa Mustafa, përmes mocionit.

Dhe krejt në fund i kishte mbetur dikush që e rrezikonte.

Erdhi koha për djegien edhe të një njeriu që kishte mbetur pa u djegur- Ramush Haradinaj.

Para se ta digjte Haradinajn, me koalicionin e lidhur parazgjedhor, e dogji bashkëpunëtorin e tij më të afërt- Kadri Veselin, duke ia shuar ambicien për kryeministër.

Ardhja e Ramush Haradinajt kryeministër, siç edhe u dëshmua deri më tani nuk mund të dalë nga kontrolli i kontrolluesit të sistemit- HTH.

Nëse vazhdohet me këtë mënyrë të qeverisjes, sikurse dy ngjarjet e javës së fundit, fillimisht me spektaklin Gjuriq, e pastaj me atë që ndodhi me “Gulenistët”, Haradinaj e ka djegien edhe më të dhimbshme se sa “homogët” e tij.

HTH, si i gjithfuqishëm në këtë vend, do të vazhdoj me gjasë të na befasoj në ditët në vijim.

P.S. “Djegiet” sikurse e ministrit të Brendshëm dhe Shefit të AKI-së, janë periferike.

Shkruan: Adrian Çollaku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu