Kur u formua UÇK-ja

0
2488

Nait Hasani. Më 17 nëntor 1994 është formuar UÇK-ja

Në mbledhjen mbajtur më 17 nëntor 1994, merr emrin e themelohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes Komunikatës nr.11 merrë përgjegjësinë për aksionet e kryera kundër forcave pushtuese e koloniale serbe në tërë territorin e Kosovës. Procesverbali i kësaj mbledhjeje u nënshkrua nga pesë anëtar të kryesisë së LPK-së, sa ishin prezent, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti (përgjegjës të sektorit ushtarak pranë LPK-së), Fazli Veliu (kryetar), Emrush Xhemajli (sekretar), dhe Gafurr Elshani (përgjegjës për financa). Menjëherë pas kësaj në Tiranë është mbledhur mbledhja e shtabit qendrorë për veprime të mëtutjeshme operative të UÇK-së në përbërje të Azem Syles, Xhavit Halitit, Gjeneral Xheladin Gashit dhe Nait Hasanit. 

Të nderuar deputetë, i nderuari kryetar i Kuvendit

Ne sot po e miratojmë ligjin për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, i cili është me rëndësi të veçantë që ne si Kuvend i Kosovës e shqyrtojmë në lexim të dyti këtë ligj. Dhe ne duhet ta miratojmë këtë ligj që edhe atyre familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së t’u dalim në ndihmë së paku si institucion në mbrojtje të tyre për mundin e sakrificën e bërë, gjakun e dhënë për Kosovë e atdhe , t’ju japim vendin e merituar në shoqërinë e Kosovës, sepse ata meritojnë më shumë se kaq, por për fillim, dhe në rrethanat që po e kalon Kosova është jo e mjaftueshme, por e mirëseardhur për këto kategori shoqërore te ne.

Por me gjithë të mirat e këtij ligji për këto kategori shoqërore, ligji nuk është i përkryer, por është më i miri ndoshta i mundshëm tash për tash. Po ky ligj ka dhe të meta të cilat unë mendoj, por dhe jam përgjegjës t’ju them se nuk duhet të anashkalohen. 

Këto të meta nuk janë shumë por, them me bindje e ndërgjegje dhe jam më kompetent nga të gjithë këtu në sallë për këtë, se nuk ka nevojë të trajtohet një kohë e mëhershme për dëshmorët ngase nuk ka pasur të rënë nga struktura e UÇK-së para datës 31 janar 1997. Ndonëse UÇK-ja ishte e formuar dhe e strukturuar, ajo për vite nuk kishte humbje nga radhët e saj deri më 31 janar 1997. 

Thjesht, dëshmorët e UÇK-së duhet të trajtohen nga dëshmori i parë më 31 janar 1997 deri te dëshmori i fundit më 20 qershor 1999, që nënkupton, nga rënia e parë deri në përfundimin e luftës së UÇK-së. Po me këtë parim duhet të trajtohen edhe veteranët, që nga themelimi i UÇK-së deri në përfundimin e luftës.

Sepse ne në Kosovë kemi pasur lëvizje ilegale në kohezionin kohor, nga 1913 –ta, kur Kosova është shkëputur nga trungu i saj Shqipëria, e në veçanti demonstratat e vitit 1981, ato e bënë që në Kosovë të udhëhiqet koncepti i mirëfilltë i çlirimit të Kosovës nga pushtimi kolonial serb. Të gjitha këto përpjekje të brezave të tërë në historinë e Kosovës, që udhëhoqën lëvizjen ilegale në Kosovë, më së miri u përmblodhën u sublimuan me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1994. 

( Në mbledhjen mbajtur më 17 nëntor 1994, merr emrin e themelohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes Komunikatës nr.11 merrë përgjegjësinë për aksionet e kryera kundër forcave pushtuese e koloniale serbe në tërë territorin e Kosovës). Kurse ligji që po e miratojmë sot në amendamentin 4 të nenit të dytë ( 2 ), në paragrafin e parë (1), pika një (1) duhet të përkufizojë qartë dhe saktë se: Dëshmor i UÇK-së është ushtari që ka rënë nga 31 janari 1997 deri më 20 qershor 1999. 

Është i pa kuptimtë paragrafi parë pika një se prej 30 dhjetorit 1991 është dëshmor i UÇK-së deri më 19 shtator 1999.

Po ashtu dhe neni gjashtë (6) i amendamentit të katërt (4) të këtij ligji në pikën 6.1 ku thotë se: Veteran i luftës së UÇK-së është luftëtari i angazhuar në UÇK, prej 30 dhjetorit 1991 deri dy javë pas nxjerrjes së Urdhrit për Mobilizim të Përgjithshëm nga SHP i UÇK-së të datës 1 prill 1999. 

Mendoj dhe them se kjo nuk është e saktë, sepse nuk ka pasur mundësi me pas veteranë të UÇK-së përderisa nuk ka pasur UÇK në këtë kohë. Prandaj, ju kolegë të nderuar deputetë mund të mos pajtoheni me mua me këtë që po e them, por më tregoni njëri nga ju këtu që jeni në sallë, kur keni dëgjuar për herë të parë fjalën UÇK dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ?

Po ju them unë, në komunikatën e parë të UÇK-së numër 11 të datës 17 nëntor 1994. Dhe para se të miratohet ky ligj për këto kategori shoqërore kërkoj të bëhen këto përmirësime që i ceka më lart. /Fjala e plotë e deputetit Nait Hasani, mbajtur më 23 shkurt 2006, me rastin e miratimit të Ligjit për dëshmorët dhe veteranët e UÇK-së/

Huazuar nga Arkiva e Gazetes Zeri i Kosoves

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu