Kurdët zbulojnë armë serbe në depon e ISIS

0
743

armet serbe ne Siri dhe Irak

Bëhet fjalë për armë të prdhuara në Serbi, që nxjerin në pah një lidhje të çuditshme mes Lindjes së Mesme dhe Serbisë

Një lidhje e çuditshme mes Serbisë dhe Lindjes së Mesme është zbuluar pasi kurdët kanë gjetur një arkë me armë, fatura shoqëruese të të cilës është në serbisht.

Portali “Illyria”, shkruan se zbulimi mund të ketë nxjerrë në pah një të papritur interesante, pasi fatura shoqëruese është serbisht dhe armët në kuti janë të kohës jugosllave dhe gjenden sot nën zotërimin serb. Bëhet fjalë, veç të tjerash, për mortaja 120mm “M-74” të prodhuara në fakt nga një fabrikë armësh në Serbi.

Sipas disa analizave të ekspertëve të trafikut të armëve dhe sigurisë, ka mundësi që dërgimi i armëve dhe municioneve nga Serbia te ISIS, të jetë duke u bërë nga një ndërmjetës. Zyrtarisht ndërmjetësi janë Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë investuar dy miliardë dollarë në vitet e fundit në Serbi, dhe kanë interes të veçantë për armët serbe e jugosllave.

Ndërsa jozyrtarisht,  personi i dyshuar si njeriu që organizon udhëtimin e armëve serbe nëpër cepat e ashpër të Lindjes së Mesme është palestinezi Mohammed Dahlan, i cili është akuzuar nga Presidenti palestinez Mahmud Abas, se ka vjedhur fondet e palestinezëve kur drejtonte sigurimin në Gaza.

Mohammed Dahlan ka bërë gjithashtu investime në Mal të Zi e Serbi. Presidenti Nikoliç e dekoroi me urdhrin “Flamuri i Serbisë”. Dahlan shoqëroi zyrtarët e Etihad Airways që ka në zotërim klubin Manchester City, në një përpjekje për të financuar  Yllin e Kuq të Beogradit. Kompania arabe bleu gati 49% të aksioneve të JAT Airways.

Një shpjegim i këtyre lidhjeve të çuditshme, lidhet me kohën e Titos. Beogradi u detyrua t’i ripërtërinte lidhjet me Lindjen e Mesme, për të sabotuar njohjen e Kosovës pas vitit 2008. Një shpjegim tjetër është rivaliteti mes disa interesave arabe dhe atyre turke. Sipas portalit Illyria, Serbia e sheh me bezdi interesin turk për Kosovën dhe Bosnjën. Emiratet shohin Ballkanin si një vend ku mund të konkurrojnë Turqinë po ashtu si në Lindjen e Mesme.

Gjetja e armëve serbe në duart e ISIS-it është një detaj interesant të cilin ia vlen ta diskutosh dhe ta analizosh, duke parë kontekstin e propagandës diplomatike serbe për të numëruar shqiptarët vullnetarë në Shtetin Islamik.

/Shekulli Online/E.H./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu