Kurteshi: Gjykata Speciale grushti më i madh për Kosovën

0
647

kurteshi

Themelimi i Gjykatës Speciale është grushti me i madh që ka marr Kosova që prej përfundimit të luftës.

Krejt kjo, për Avokatin e Popullit në detyrë Sami Kurteshi po bëhet si pasoj e dështimit të drejtësisë në vend.

Madje, ai shkon edhe më larg duke thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kryetari i saj janë çerdhe e krimit të organizuar.

Në një intervistë për KosovaPress, Kurteshi flet edhe për mos zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, ku në bazë të rrethanave, po shihet se partitë politike po bëjnë gara se cila do ta ketë njeriun e vet në krye të këtij institucioni.

Derisa, flet për ballafaqimin me Gjykatën Kushtetuese, Kurteshi thotë se kurrë asnjëherë nuk ka pasur asgjë personale me kryetarin e saj Enver Hasani, as gjyqtarët tjerë, por e ka thënë atë që është e drejtë, falsifikimin e dokumenteve që ka bërë Kushtetuesja dhe kryetari i saj.

Avokati në Detyrë i Popullit, Sami Kurteshi thotë se Kosova po merr grushtin me të madh prej pasluftës, themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të cenoj sovranitetin e shtetit.

“Kjo është grushti më i madh që e ka marrë Republika e Kosovë s pas lufte, grushti më i madh. Unë i dëgjoj flasin kështu, kanë synimet e veta, kanë pikëpamjet e veta, kanë politikanët, analistët, shoqëria civile, kuvendi, Qeveria gjithkush do të thotë bënë kështu. Por, çështja është gjyqësori…bazën e sovranitetit të brendshëm shtetëror e përbën gjyqësori, nuk e bënë ekzekutivi, as legjislativi nuk merret me sovranitetin…Legjislativi garanton të drejtën, ekzekutivi ekzekuton vendimet që duhet t’i marrë gjyqësori, po thelbin e mbrojtjes e bënë gjyqësori, e nëse ta merr atë të drejtë të ndarjes së drejtësisë ta merr pjesën thelbore të sovranitetit, le ta interpretojnë si të donë unë e di ka këtu interpretime të ndryshme, kjo është marrje, jo bartje, është marrje e sovranitetit të Republikës së Kosovës në mënyrë të një anshme”, tha Kurteshi.

Ai ka akuzuar Qeverinë duke thënë se është e papranueshme që të hartohet një projektligj në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, e të mos merren parasysh sugjerimet e Qeverisë.

Akuza të rënd Kurteshi ka ndaj sistemit të drejtësisë në vend, pasi thotë se si pasoj e dështimit të drejtësisë, por vjen edhe Gjykata Speciale. Madje, ai shkon edhe më larg, duke e quajtur çerdhe të krimit Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe kryetarin e saj.

“Sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës përfshi gjykatat, prokurorinë, policinë ka dështuar. Jo vetëm se ka dështuar, por është bërë çerdhe e krimit të organizuar, sidomos prokuroria. Unë po e them Prokuroria Themelore e Prishtinës është çerdhe e krimit të organizuar bashkë me kryetarin e saj, ka dështuar, këtë e kanë parë të gjithë çka u bë tash si besojnë gjykimit tonë, drejtësisë tonë, nuk besojnë se ne mund të bëjmë drejtësi shoqërore edhe drejtësi institucionale edhe tash po na e bartin jashtë. Kjo është tragjike madje e kanë suspenduar pjesërisht edhe Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Kurteshi.

Duke folur për institucionin që drejton, Kurteshi thotë se politika me mos zgjedhjen e Avokatit të ri, po krijon një jo stabilitet tek institucioni i Avokatit të Popullit, kur dihet se tash e një vit ka skaduar mandati i tij.

Madje, thotë se në bazë të rrethanave partitë po bëjnë gara se cila ta ketë njeriun e vet në krye të këtij institucioni.

“Unë nuk mund ta them këtë çështje në mënyrë të drejtpërdrejtë për arsye se s’kam fakte. Por në bazë të rrethanave prej 120 deputetëve nuk bëhet numër i mjaftueshëm, dhe numër i mjaftueshëm për zgjedhjen e Avokatit është gjysma plus një, atëherë diçka duhet të ketë . Nëse vërtetë nuk ka diçka tjetër, nuk ka ndonjë problem rreth zgjedhjes së një personi atëherë as deputetët nuk e kryejnë punën e vet ose nuk ka kuorum, ose nuk ka interesim fare. Por ne kemi parë që numër i mjaftueshëm janë në sall për të dhënë votën por ai nuk po zgjidhet”, thotë ai.

Me gjithë këtë, sipas tij, mos zgjedhja e avokatit të ri nuk e ka cunguar kompetencat e vendimmarrjes, por kjo tregon jo stabilitet dhe ndikon tek bashkëpunëtorët, njerëzit dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ndërsa, kur flet për deklaratat se ai me shumë është marr me çështje politike, se sa që ka kryer misionin që ka institucioni që ai drejton, atë human, Kurteshi thotë se ato janë fjalë të çajtoreve, por pa asnjë bazë dhe pa asnjë fakt.

“Unë them kështu, krejt ata që i bëjnë këto komente, jan ë komente të çajtoreve, komente të kafeneve, do të thotë krejt këta persona edhe po them pa përjashtim, nuk është me rëndësi kush është se unë se di kush ka bë komente të tilla, krejt këta njerëz bëjnë nga injoranca edhe nga tendenca e tyre për tu duk. Sepse ne kemi raportet, raportet janë, asnjë prej tyre, prandaj unë them injoranca nuk ka kufij, asnjë prej këtyre nuk i ka marr raportet e avokatit të popullit”, shton ai.

Avokati në Detyrë i Popullit, thotë se nuk pati asgjë personale kryetarin e Gjykatës Enver Hasani, meqë pati shumë përplasje mes këtyre dy institucioneve. Kurteshi shton se kanë publikuar të gjitha letrat, raportet, rekomandimet në raport me Gjykatën Kushtetuese, madje edhe në raport me Unionin Evropian edhe me EULEX-in, që të tjerët nuk e bëjnë nga frika dhe se nuk janë të ngritur politikisht, as profesionalisht e as intelektualisht.

“Sa i përket relacionit personal tash po e themi me të vërtetë unë e Enver Hasani personalisht ne i kemi mbi 20 vite që njihemi edhe unë e kam ndihmuar Enver Hasanin në çdo aspekt, ju mund të shkoni ta pyetni atë personalisht. Kurrë asnjë fjalë, kurrë asnjë fjalë të keqe me Enver Hasanin nuk e kemi ndërruar, ne kemi qenë edhe miq, personalisht jemi ende miq kurrë asnjë fjalë të keqe me Enver Hasanin se kemi ndërruar. Është çështje e shkeljes së Kushtetutës dhe ligjit. Avokati i popullit ka konstatuar se ka shkelje nga ana e presidentes, ka shkelje nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka një varfëri profesionale, intelektuale ka një mos respektim dhe mos zbatim të ligjeve të Kushtetutës edhe këto i ka vënë në pah, edhe krejt ata që flasin anash vërtetë janë lehje në hava”, tha ai.

Kurteshi e ka quajtur dëshpërues hartimin e projektligjit për Avokatin e Popullit, duke thënë se nuk e mbron këtë institucion nga ndikimi i Qeverisë e cila bënë përpjekje për ndikuar në dy drejtime, përmes buxhetit dhe rregullimit të statusit të bashkëpunëtorëve.

“Edhe këto nuk i ka rregulluar, sepse kjo qeveri përfundimisht është e interesuar që të ketë një institucion nën kontrollin e vet. Fund, kjo është çështja megjithëse sugjerimet, këshillat edhe propozimet e veta i ka dhënë Këshilli i Evropës, Komisioni i Venecias, OSBE-ja, Bashkimi Evropian nuk i kanë marrë parasysh sepse këta e dinë saktësisht”, tha Kurteshi.

Ndërsa, rreth raportit për vitin 2014, Kurteshi tha se ka marr notat me të larta nga deputetët.

Meqë i ka skaduar mandati i Avokatit të Popullit, Kurteshi thotë se ende nuk ka vendosur nëse do të kyçet në ndonjë parti politike, pasi e ka vështirë të jetë pjesë e këtyre elitave politike.

“Krejt sinqerisht nuk kam vendos asgjë, veç sigurisht do të jem njeri i lirë edhe nuk do ta humbi kurajën qytetare edhe unë nuk do të pushoj, a do të jem aktiv me ndonjë parti politike, a do të jem ndonjë funksion, por vështirë e kam me këtë pjesë të kësaj elite politike”, thotë ai.

Megjithatë, Kurteshi tha se do të ishte shumë keq të përjashtoj diçka absolutisht, por një gjë e dinë se ka vendosur të jetoj në Kosovë, pasi mjaftë ka jetuar jashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu