Kurti: Do të formojmë dy ekipe që do ta udhëheqin dialogun, një politik dhe një me ekspertë!

0
168
Kurti: Do të formojmë dy ekipe që do ta udhëheqin dialogun, një politik dhe një me ekspertë!

Kurti në Prizren ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se do të formohen dy ekipe që do ta përcjellin këtë proces.

Ekpi i parë sipas tij, do të jetë politikë dhe do të përbëhet nga krerët e institucioneve.

Ndërsa ekipi i dytë nga eksperëtët e fushave të ndryshme, cështje për të cilën i mbetet që të vendos ditëve në vazhdim.Sipas tij, Spitali i Prizrenit dhe policia janë të angazhuar në luftimin e pandemisë.

“Pas Malishevës erdhëm në Prizren dhe do të vazhdojmë në Sharr e Dragash dhe qëllimi ynë është masat që janë marr nga komuna e Prizrenit dhe i kemi tre të infektuar dhe një ka vdekur një është shëruar dhe tash është vetëm një. Edhe spitali i Prizrenit, Policia të gjithë bashkë po organizohen mirë në mënyrë që shpërndarja të jetë sa më e vonuar në kohë”.

“E përgëzoj kryetarin Haskuka për punën dhe angazhimin qe ka bërë dhe ju bëjë thirrje gjithë qytetarëve qe ta shtojnë disiplinën në do ët dhe javët në vijim të këtij muaji.

Virusi nuk ka këmbë të veta, por i ka këmbët tona sepse nëse në lëvizim shumë atëherë i rrisim shanset virusit”, tha Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu