Analisti Kim Mehmeti, duke e komentuar vendimin e Albin Kurtit që të mos rikandidohet përsëri për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), tha se ky veprim është shembull i mirë se çdo të thotë t’i shërbesh partisë, e jo partia individit.
Mehmeti në rrjetin social ka shkruar se veprimi i Kurtit është tregues se si veprohet kur e bën partinë për popullin, e jo për vetveten.
Sipas tij, ky veprim i ish-kreut të LVV-së tregon se “ç’është ajo që dallon politikanin që i është përkushtuar idesë dhe të mirës kombëtare, nga ata që të mirën dhe fatin e popullit, e barazojnë me karrierën e tyre politike dhe me mirëqenien e vet personale”.
Ndryshe, ish- kreu i LVV-së është tërhequr nga kandidimi i tij për kryetar të kësaj lëvizje, ku sipas të gjitha gjasave timonin e LVV-së do ta marrë deputeti i LVV-së, Visar Ymeri, i cili deri më tani është i vetmi kandidat i paraqitur në garën për të parin e kësaj lëvizje.