Kurti fton mërgimtarët të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

0
28

Kryeministri i vendit, njëhersh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Përmes një videomesazhi, Kurti ka kërkuar nga mërgimtarët që të inkurajojnë edhe të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë, teksa ka shtuar se vota e tyre shumë herë është treguar vendimtare në përcaktimin e kursit politik në Kosovë.

“Vota e juaj shumë herë është treguar vendimtare në përcaktimin e kursit politik e zhvillimor që ka marr vendi, andaj mos e lëni për ditën e radhës apo ditën e fundit, aplikoni sa më parë dhe hyni në rrjedhën teknologjike që do ju përcjellë me instruksione deri në ditën e votimit. Qyteti e lagjja, komuniteti e familja, kushtet më të mira për jetë dhe mundësitë tona për zhvillim janë të lidhura me nivelin lokal para së gjithash andaj t’ia njohim rëndësinë e vërtetë zgjedhjeve të 17 tetorit”, ka thënë Kurti mes të tjerash. /Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu