Kurti: Hashim Thaçi si Esat Toptani

0
625

thaqi

Deputi i Levizies Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thnë se Hashim Thaçi pas 100 vitesh po na e përserit historin duke ia falur fqinjëve toka të Kosovës.

” Para 100 vjeteve Esat Pash Toptani ia dërzoi Malit të Zi Shkodren, kusre pas 100 vitev historinë po na përsërit Hashim Thaçi duke i falur territorë të Kosovës Serbisë dhe Mali të Zi”, deklaroi Kurti sot në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet interpelanca për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ndryshe Kurti ka folour gjër e gjatë për këtë çështje duke prezantuar fakte historike.

Kurti ka theksuar se në vitin 2008 kryeministri i atëhershëm i Kosovës i vendoste tabletat “Mirë se vini në Kosovë”.

“Qeveria e Kosovës asokohe u jepte mijëra hektarë tokësh për të pasur marrëdhënie diplomatike me shtetet fqinje”, ka thënë Kurti.

Ai më pas ka vazhduar të tregojë rreth historisë së vendosjes së kufijve të Kosovës me shtetet fqinje.

Zëvendësministri i Kosovës Hashim Thaçi, në interpelancën e ngritur ndaj tij ka thënë se shumë shpejt do ti vihet pikë çështjes së kufijve në Ballkan. Ai tha se ky proces do të kryhet edhe me Malin e Zi dhe me Serbinë dhe do të bëhet në mënyrën më të mirë.

“Kosova nuk e humb asnjë metër nga demarkacioni me Malin e Zi”, tha zëvendëskryeministri gjatë interpelancës ndaj ti në Kuvend.

Vija kufitare e Kosovës do të vazhdon të jetë e njëjtë siç është paraparë me kushtetutë, ligj dhe harta kadastrale, garantoj tutje Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu