Kurti: Heqja e reciprocitetit e paligjshme dhe në shërbim të Serbisë

1
179
Kurti: Heqja e reciprocitetit e paligjshme dhe në shërbim të Serbisë

Ish- kryeministri, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit për heqjen e masave ndaj Serbisë, duke thënë se edhe të shtunën mbajnë mbledhje vetëm për të hequr reciprocitetin, transmeton Zeri.

Tutje Kurti thotë se Kosova ka probleme më të mëdha por sipas tij ato nuk mund të kenë prioritet në krahasim me këkesat e Sërbisë.

“Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës”, ka shkruar ai në facebook.

Po ashtu ish-kryeministri ka theksuar se dje në Kosovë kanë hyre 20 kamion nga Serbia dhe në dokumente u ka shkruar “Republika e Kosovës”, mirëpo siç thotë ai pas vendimit të sotëm nuk do të kenë nevojë më.

“Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit: https://kallxo.com/…/masat-e-reciprocitetit-rreth-20-kamio…/Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë”, ka thënë ai.

Ndër tjera Kurti i drejtohet Hotit për heqjen e pengesave ndaj Serbisë thotë se një shërbim të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë.

“Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut”, ka përfunduar ai, duke thënë se “Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar”.

Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të SerbisëEdhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta…

Gepostet von Albin Kurti am Samstag, 6. Juni 2020

1 Koment

  1. PLL Dega Vore
    Tirana-Albania
    Vore me 6 Qershor 2020
    KLASA POOLITIKE SUNDUESE E SHTETIT TE RI NE KOSOVE QE NE FILLIMIN E LUFTES ÇLIRIMTARE NE KOSOVE ESHTE E INTRUKTUAR SIPAS MODELIT SUNDUES TE KOMUNIZMIT LINDOR; KY INSTRUKTIM ESHTE BERE NGA KLASA POLITIE SUNDUESE E KOMUNIZMIT TE BERISHIZMIT NE SHQIPERI DUKE ELEMINUAR KUNDERSHTARET POLITIK.
    PÖITIKANET E KOMUNIZMIT LINDOR NE SHQIPERI PAS VITIT 1990 E KANE NDRYSHUAR NGJYREN E FYTYRES NE BL SIPAS POROSISE TE MODELIT TE KOMUNIZMOIT LINDORE TE PROJEKTUAR NE KATOVICE NGA STRATEGU I KOMUNIZMIT LINDOR GURBACOV.
    KY MODEL QEVERISJE NUK NDRYSHOHET NE KOSOVE PA NDRYSHUAR SE PARI STILI I QEVERISJES NE SHQIPERI.
    NDRYSHIMI I STILIT TE QEVERISJES NE SHQIPERI KJO SHENEN RENJEN NGA PUSHTEI TE KLASES POLITIKE 76 VJEÇARE TE MODELIT TE KOMUNIZMIT LINDOR.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu