Kurti hyn në zgjedhje për kryeministër, Osmani presidente

0
484

Në konferencën e përbashkët të u.d presidentes dhe kreut të LVV-së Albin Kurti të cilët para pak minutash nënshkruan marrëveshjen për të garuar në zgjedhje së bashku me një listë.

Në pyetjen e gazetarëve drejtuar Kurtit se a është pjesë e marrëveshjes se ai do të jetë kryeministër dhe Osmani presidente, Kurti tha se është e domosdoshme rikthimi i qeverisë së mirë me atë si kryeministër dhe Osmanin si presidente në detyrë e cila duhet të legjitimohet, raporton Zeri.info

“Në njërën anë është e domosdoshme rikthimi i qeverisjes së mirë me mua si kryeministër dhe në anën tjetër me presidenten në detyrë e cila duhet të legjitimohet dhe 14 shkurti është referendum gjithëpopullor për këtë gjë”, tha ai.

Po ashtu, ai deklaroi se të shtunën dorëzohet lista të cilën ata do ta përpilojnë. “Qytetarët e dinë mirë se çfarë përfaqësojmë dhe për këtë ne do të angazhohemi bashkë pa pushim dhe pa kursim dhe do ta përpilojmë listën e cila do të dorëzohet të shtunën ashtu siç e kërkojnë afatet e procedurës paraprake”, potencoi para mediave Kurti.

Ndërsa Vjosa Osmani gjatë kësaj konference i është referuar Kurtit si kryeministër. “Vjosa Osmani: Urdhëro kryeministër.

Kurti: Ju faleminderit zonja president”, ka qenë konfirmimi nga të dy për këtë marrëveshje në konferencë./Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu