Kurti: I kemi numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, nuk do të bëjmë kompromis me eksponentët e regjimit të vjetër

0
305

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po qëndron në Tiranë, nga ku tha para gazetarëve se për formimin e Qeverisë do të kenë më shumë se 60 deputetë.

Ai theksoi se nuk do të kenë nevojë për të bërë kompromise me “eksponentë të regjimit të vjetër”.

“Sigurisht se do ta kemi deputeten nga komuniteti boshnjak Emilja Rexhepi dhe deputetin egjiptas, Elbert Krasniqi. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër. Jemi diku tek 60 deputetë”, tha Kurti. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu