Kurti i përgjigjet Kosnett për çështjen e Asociacionit

0
139
Albini gjate fushates per Kosoven

Albin Kurti ka deklaruar se kërkesat për asociacion njëetnik nuk po vijnë nga njerëz të thjesht, por nga politikanët e fqinjët veriorë.

Ai edhe një herë ka përsëritur se Kosova nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike.

Për më tepër ka theksuar se kjo është definuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu është përgjigjur mëngjesin e së enjtes, kryeministri Albin Kurti, derisa ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Philip Kosnet.

Ky i fundit të mërkuren ka thënë seKosova e ka detyrim të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti ka deklaruar se Kosova e ka një asociacion të komunave dhe ky është funksional.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbibaza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se janë për të drejtat e të gjitha pakicave, dhe kundër margjinalizimit apo diskriminimi.

Më tej ai ka thënë se kërkesa të tilla po vijnë nga politikanët dhe fqinjët veriorë.

“Kërkesa për asociacion etnik e cila ka tash e gati një dekadë që mbahet aktuale nuk më duket që vie nga njerëzit e thjeshtë. Por nga politikanët e fqinjët tonë veriorë”, ka deklaruar ai. Ambasadori amerikan, Philip Kosnet të mërkurën ka thënë se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e po ashtu që shtetet kanë detyrim që rë respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e tyre. /KP/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu