Kurti ia qartëson edhe Zbogarit: VV nuk lëshon pe për Jabllanoviqin dhe Trepçën

0
673

kurti

Përfaqësuesi Special dhe Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, me bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u takuan me përfaqësuesit e kësaj partie Albin Kurtin dhe Visar Ymerin.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike të ditëve të fundit në Kosovë, me theks të veçantë në protestat gjithëpopullore dhe dy kërkesat e këtyre protestave, shkarkimin e Aleksandar Jabllanoviqit dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike, njofton kumtesa partiake.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes i treguan Përfaqësuesit të BE-së për qëndrimin tashmë të njohur publik të Vetëvendosjes karshi këtyre dy çështjeve: që Aleksandër Jabllanoviq duhet shkarkuar për shkak të sulmeve të tij ndaj historisë së Kosovës, përmes mohimit të krimeve të kryera nga forcat e armatosura të Serbisë në Kosovë, si dhe për shkak të konceptit politik që ai përfaqëson e i cili e do Serbinë sa më të fortë në Kosovë për ta bërë Kosovën sa më të dobët karshi Serbisë; Trepça duhet të shndërrohet në ndërmarrje të veçantë publike ku vendimmarrja përfundimtare për të do t’i takonte Kuvendit të Republikës, në mënyrë që ajo të vendoset në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu