
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me dekretin e Presidentit Thaçi për Avdullah Hotin kryeministër, transmeton “Zeri”.
Kurti i ka kërkuar Gjykatës që të shpallë kërkesën e tij të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidenit të pavlefshëm.
Njoftimi i plotë i qeverisë:
“Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, dorëzoi komentet në lidhje me kërkesën nr. KO 72/20, pranë Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga Presidenti, pak para orës 16.00 të premten e datës 30 prill. Ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Qeveria është duke kryer me sukses detyrat e saj kushtetuese”.