Kurti kërkon përgjegjësi nga EULEX’i për 1 miliard e gjysmë euro të evropianëve

0
753

Kurti dhe ambasadorja e FL

Lideri në shkuarje i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar sqarime nga Ambasadorja e Finlandës në Kosovë për 1 miliard e gjysmë euro të harxhuara nga EULEX’i në Kosovë.

Lexojeni te plote njoftimin e VV

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen, vizitoi sot zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku u takua me përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin dhe Aida Dërgutin.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike të kohëve të fundit në Kosovë, mbi gjendjen sociale dhe ekonomike, si dhe emigrimin e qytetarëve të Kosovës drejt perëndimit. Ambasadorja Meskanen u interesua nga Kurti e Dërguti për qëndrimet dhe aktivitetet e VETËVENDOSJE!-s për një varg temash.

Gjatë takimit, Albin Kurti theksoi se EULEX-i është dashur të jep përgjegjësi për një miliardë e gjysmë euro të taksapaguesve evropianë sa i shpenzoi për shtatë vjet në Kosovë e jo të na shtohen tash Gjykata Speciale. Ndërkaq, çështja e emigrimit të qytetarëve është pasojë e orientimit dhe sistemit të gabuar ekonomik, shpjegoi Kurti, duke thënë se privatizimi dhe investimi në infrastrukturë nuk kanë sjellë zhvillim dhe se Kosova urgjentisht duhet të kthehet kah prodhimi vendës.

Përgjatë takimit u diskutua edhe çështja e dialogut me Serbinë si dhe puna opozitare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës e në protesta të vazhdueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu