Kurti, letër BE-së: Refuzojeni Serbinë

0
728

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka nisur veç e veç në adresë të 27 ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së një letër, ku ka renditur arsyet për të cilat, sipas tij, Serbisë nuk duhet dhënë statusi i vendit kandidat për anëtarësim, shkruan “Koha Ditore”.

Kurti e ka bërë këtë, pak ditë para se Këshilli i BE-së për punë të jashtme të vendosë nëse Serbia do të fitojë statusin e kandidatit.

Teksa shfaq drojën se Serbisë po i lehtësohet marrja shumë shpejt e statusit të kandidatit, Kurti ka bindjen se BE-ja beson, gabimisht, se kjo është metoda më e mirë për ta mbajtur Serbinë nën kontroll dhe në gjendje stabile. Kështu, sipas Kurtit, BE-ja mendon se do të forcojë klasën politike të moderuar në Serbi.

“Mirëpo, pikërisht nën udhëheqjen e ‘moderuar’ Serbia ka lobuar aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka punuar për ta minuar sovranitetin dhe integritetin tonë territorial duke i financuar dhe duke i drejtuar strukturat ilegale shtetërore brenda vendit tonë”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu