
Pak pasi lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka ardhur në Kuvendin e Kosovës, aty ka mbërritur edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton zeri.
Në takimin e sotëm LVV-LDK pritet të diskutohet rreth arritjes së marrëveshjes finale mes këtyre dy subjekteve, për bashkëqeverisje. Ndërkohë, kanë kaluar mbi dy javë prej se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.WERBUNG
Gjatë ditës së sotme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se seancën për konstituimin e Kuvendit e ka thirrur për datën 24 dhjetor.