Kurti: Mustafa deshi ta përdorë VV-në që të ambalazhoj marrëveshjen me Thaçin (Video)

0
725

(E plotësuar) Albin Kurti tha se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje edhe nëse ato mbahen qysh nesër. Tha se lideri i LDK-së, Isa Mustafa ishte munduar që të përdor Vetëvendosjen si ambalazh, për marrëveshjen me kryetarin e PDK-së…

Albin Kurti tha se Vetëvendosje është e gatshme që zgjedhjet të mbahen qysh nesër. Tha se lideri i I ldk-Së, Isa Mustafa ishte munduar që të përdor Vetëvendosjen si ambalazh, për marrëveshjen me kryetarin e PDK-së Hashim Thaçi.

Kurti ka kritikuar sërish dialogun me Serbinë duke thënë se me ardhjen e VV-së në pushtet, do të ndërprehet ky dialog.

Kurti: Të provosh ta bësh Kosovën sovrane në dialog me Serbinë është si të provosh të hash shpageta me lugë (Video)

I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kritikuar qeverinë për siç tha lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ai tha se Thaçi, ka pranuar këtë, vetëm që të jetë më gjatë në pushtet.

Kryeministri i Kosovës është i gatshëm të pranoj gjithçka që i ofrojnë vetëm nëse kjo ja zgjatë jetën në pushtet”, tha Kurti.

Kurti: Pagat po rriten duke e ngrënë shtetin, qeveria po merr shumicën e qytetarët dromcat (Video)

Albin Kurti, ka kritikuar edhe një herë qeverinë e Kosovës për rritjen e pagave , gjë e cila tha se u bë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme. Ai tha se qeveria po e ha Kosovën dhe se pak po u ndanë qytetarëve.

Me këtë rritje pagash, tha Kurti, kryeministri Hashim Thaçi, po synon, marrjen e votës së një shtrese të qytetarëve të cilët i gëzohen rritjes.

Tha se në Kuvend nuk e ngriti dorën të votonte për heqjen e rritjes së pagave kur këtë e kërkoi kryeministri, pasi tha se, ai nuk dirigjohet nga askush.

Kurti: Jam kundër luftrave fetare, në Kosovë nuk ka terrorizëm islamik (Video)

Lideri i VV-së Albin Kurti, thotë se në Kosovë nuk ka terrorizëm fetar islamik derisa tha se është kundër luftrave fetare.

Kurti, ka kritikuar edhe një herë qeverinë e Kosovës për rritjen e pagave , gjë e cila tha se u bë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme. Ai tha se qeveria po e ha Kosovën dhe se pak po u ndanë qytetarëve.

Me këtë rritje pagash, tha Kurti, kryeministri Hashim Thaçi, po synon, marrjen e votës së një shtrese të qytetarëve të cilët i gëzohen rritjes.

Tha se në Kuvend nuk e ngriti dorën të votonte për heqjen e rritjes së pagave kur këtë e kërkoi kryeministri, pasi tha se, ai nuk dirigjohet nga askush.

Kurti edhe një herë ka kundërshtuar projekligjin që dënon luftimin jashtë vendit, siç tha për shkak të panikut qeveritar.

“Është një ligj i cili është shumë i dëmshëm”, tha Kurti.

Kurti tha se është kundër luftrave fetare, por se tha se nuk ka terrorizëm fetar në Kosovë.

“Jam kundër luftrave fetare. Luftrat fetare janë luftra të cilat e përjetësojnë vetëveten”, tha Kurti në “Argument Plus” në RTV 21.

Kurti ka kritikuar politikën e jashtme të Kosovës e cila sipas tij ka dështuar sa i përket vatrave të krizës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu