Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it: Ajo çka po bën Thaçi, është përtej mandatit të tij!

0
169
Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it: Ajo çka po bën Thaçi, është përtej mandatit të tij!

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, sot gjatë ditës kanë pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Para ambasadorëve, Kurti, ka theksuar se veprimet e fundit të Presidentit, Hashim Thaçi, janë përtej mandatit të tij kushtetues dhe në kundërshtim me rendin demokratik.

“Veprime të tilla shkojnë kundër vullnetit të qytetarëve dhe janë cenim i parimit të demokracisë”, citohet të ketë thënë Kurti.

Njoftohet gjithashtu se kryeministri në detyrë i njoftoi ambasadorët mbi mbarëvajtjen e vendimeve të Qeverisë për menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 dhe me situatën aktuale me numrin e të infektuarve si dhe gjendjen e tyre.

“Ai po ashtu i njoftoi se pas Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria në detyrë po zhvillon përgatitjet e nevojshme për hartimin e pakos së dytë financiare, e cila do të ketë për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë pas goditjes nga pandemia”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, sot gjatë ditës kanë pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, z. Christian Heldt, ambasadoren e Francës, znj. Marie-Christine Butel, ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Nicholas Abbott, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Fillimisht, Kryeministri në detyrë i njoftoi ambasadorët mbi mbarëvajtjen e vendimeve të Qeverisë për menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 dhe me situatën aktuale me numrin e të infektuarëve si dhe gjendjen e tyre. Ai po ashtu i njoftoi se pas Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria në detyrë po zhvillon përgatitjet e nevojshme për hartimin e pakos së dytë financiare, e cila do të ketë për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë pas goditjes nga pandemia.

Më pastaj, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, Kryeministri në detyrë Kurti, theksoi se veprimet e fundit të Presidentit Thaçi janë përtej mandatit të tij kushtetues dhe në kundërshtim me rendin demokratik. Ai shtoi se, si rezultat i këtyre përpjekjeve për të formuar Qeveri të re duke anashkaluar zgjedhjet e parakohshme, qytetarët asnjë herë më parë nuk kanë qenë më të zemëruar. Veprime të tilla shkojnë kundër vullnetit të qytetarëve dhe janë cenim i parimit të demokracisë.

Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it: Ajo çka po bën Thaçi, është përtej mandatit të tij!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu