Kurti: Nuk e bëj top prioritet dialogun, jam përfaqësues i popullit jo emisar i ndërkombëtarëve

0
675

Albin Kurti tha se nuk ndryshon mendim pse takon një zyrtar ndërkombëtar pasi nuk është emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit. Kjo përgjigje e Kurtit nga Shqipëria erdhi pasi u pyet se a do ta vendosë dialogun me Serbinë si prioritet të parë pas takimit me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti po qëndron tash e tre ditë në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve për deputetë të qendrës së VV-së atje.

Kurti në një konferencë për media nga Gjirokastra ka thënë se nuk do të mund ta vendosë dialogun me Serbinë si top prioritet.

Tutje Kurti u shpreh se nuk ndryshon mendim kur e takon një ndërkombëtar pasi nuk është emisar i tyre por përfaqësues i popullit kur u pyet se a ka ndryshuar mendim pas takimit me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

“Unë nuk e mohoj rëndësinë e dialogut por në matjen e opinionit publik rëndësia e këtij dialogu është herë në pozitën e gjashtë e herë shtatë prioritetet, nuk e bëj dot top prioritet, nuk ndryshon kjo pse takoj një zyrtar ndërkombëtar sepse unë nuk jam emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit, punësim dhe drejtësi me këto kemi fituar dhe e pashmangshme është prioritizimi i pandemisë e pas kësaj edhe dialogu”, tha ai.https://zeri.info/inarticle.html

Tutje kreu i VV-së tha se me qeverinë e tij Kosova do të jetë palë në dialog e jo siç ka qenë deri tash temë.

“Kosova duhet të pyetet për temat që duhet të shtrohen në bisedime, në dialogun e deritanishëm ka qenë temë e jo palë dhe me qeverisjen tonë Kosova bëhet palë”, tha Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu