Kurti nuk i shkon Thaçit nesër në takim

0
154
Kurti nuk i shkon Thaçit nesër në takim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk do t’i shkojë nesër në takim presidentit, Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, në një prononcim për Ekonomia Online.

Sipas saj, tani nuk është koha e takimeve dhe se ftesa e presidentit bie ndesh me Kushtetutën.

“Tani koha nuk është për takime, por që të angazhohemi të gjithë maksimalisht, të respektojmë vendimet e qeverisë dhe rekomandimet e eksperteve shëndetësorë dhe t’i shmangim sa më shumë takimet”.

“Aq më tepër ftesa e Presidentit bie ndesh edhe me Kushtetutën dhe ai është i obliguar që konform nenit 82 të Kushtetutës, që kur do që krijohen mundësitë, pasi të kalojmë pandeminë, të shpallen zgjedhjet. Kjo i bie që zoti Kurti dhe gjithë qeveria e tij do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre me përkushtim për të menaxhuar situatën me pandeminë Covit-19”, ka thënë ajo.WERBUNG

Nënkryetarja e VV-së, ka thënë se Qeveria duhet të vazhdojë me punët e saj deri sa të krijohen kushtet për zgjedhje, teksa shpreson që të ketë më pak pasoja.

“Qeveria duhet të vazhdojë me punët e saj, si qeveri në detyrë, deri në momentin kur të krijohen kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërkohë, unë shpresoj që të kemi sa më pak pasoja nga kjo pandemi dhe të kalojmë të gjithë si qytetarë. Gjë e mirë është se vërehet që ka një respektim të udhëzimeve të mjekëve, megjithatë, ditët dhe javët në vijim janë mjaftë kritike, andaj duhet që të gjithë vëmendjen të kemi për ruajtjen e shëndetit publik”, tha ajo.

“Mocioni për mosbesimit ndaj Qeverisë u iniciua nga partneri jonë qeverisë, të cilët gjithë fushatën e kanë bërë duke premtuar se do të qeverisin bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, gjë që e tregon se ne të gjithë duhet të rikthehemi tek votuesit. Nuk ka asnjë logjikë dhe është kundërkushtetuese që të tentohet krijimi i një qeverie pa fituesin e zgjedhjeve. Do të vij koha kur do të zhvillojmë edhe debate dhe ballafaqim të argumenteve politike. Tani e gjithë vëmendja duhet të jetë e fokusuar për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu