Kurti nuk pranon të diskutojë me Thaçin – i pëlqejnë vetëm “Hajnat e Ligës së Dytë”

0
691

2

Albin Kurti, nëpërmjet Sekretarit të Sekretariatit për media të Vetëvendosjes, ka treguar se nuk do të marrë pjesë në asnjë tryezë të përbashkët kur aty do të jetë edhe Thaçi. Ai ka konfirmuar se do të vazhdojë marrëveshjen me LDK’në, AAK’në dhe Partinë e Limajt apo siç i ka quajtur para disa ditësh “Hajna të Ligës së Dytë”.

Lëvizja Vetëvendosje që është pjesë e koalicionit paszgjedhor me partitë, LDK, AAK dhe Nisma nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentes, Atifete Jahjaga, për t’u takuar së bashku me të gjithë liderët politikë.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se udhëheqësit e Vetëvendosje!-s, nuk do të ulen në një tavolinë me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ne nuk e shohim PDK-në si zgjidhje të problemit apo bisedën me të, por e shohim si vet problemin. Është qeverisja e PDK-së, që e ka katandisur Kosovën në këtë gjendje edhe ky ka qenë qëllimi pse blloku është bërë bashkë dhe pastaj edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka nënshkruar marrëveshjen e 10 shtatorit me ta. Pra, ne jemi shumica parlamentare, kemi 63 vota në Kuvend dhe duhet të na jepet e drejta për formimin e institucioneve në Kuvendin e Kosovës, e jo në takime të liderëve”, ka thënë Vraniqi

Gjatë kësaj jave, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar domosdoshmërinë e një takimi të përbashkët të liderëve politikë, në zyrën e presidentes. “Nisur nga të gjitha këto kërkesa, besoj se është e domosdoshme që liderët e partive politike parlamentare të pajtohen që të mblidhen në një takim të përbashkët në Zyrën e Presidentes”, është thënë në një komunikatë për media nga presidenca, në rastin kur presidentja i është përgjigjur kërkesës së subjekteve politike të bllokut të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ku kanë kërkuar që presidentja të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese sqarime shtesë lidhur me pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth postit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ndër të tjera, në komunikatë është thënë se qëllimi i takimit është gjetja e zgjidhjes përbrenda këtij kuadri të përcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetutës dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja ka shprehur gatishmërinë që të vazhdoj lehtësimin e procesit përmes të cilit liderët e partive politike parlamentare do të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu