
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka uruar presidentin e ri të Amerikës, Joe Biden, për fitore në zgjedhjet për presidentin e 46-të të SHBA-së.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, Kurti e cilësoi Bidenin si një mik dhe aleat të vjetër të popullit të Kosovës dhe tashmë pret që të forcohen edhe më shumë marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së.
Urime për fitoren historike të Joe Biden, një mik dhe aleat i vjetër i popullit të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme për Amerikën ashtu si edhe për botën për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Kurti në “Twitter”. /Zëri