Kurti për dialogun: Jemi të vendosur që sovraniteti të mbetet i paprekur

0
150

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në takimin me emisarët për dialog, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak i ka njoftuar për reformat në ekonomi dhe drejtësi.

Sipas tij, gjithashtu i ka njoftuar me përpjekjet e Qeverisë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.

Kurti ka shtuar se Qeveria po e menaxhon edhe pandeminë, duke theksuar se kanë arritur që 60 për qind e popullsisë të vaksinuar.

“Kemi shënuar në vitin e kaluar 10 mijë vende pune të reja dhe kemi pasur rritje ekonomike prej 9.9 për qind sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritje të të hyrave tatimore, rritje të buxhetit dhe gjithashtu rritje prej afër 60 për qind të investimeve të huaja. Jemi të vendosur t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve pa dallim. Qeveria e Kosovës e mbështetë dhe është e angazhuar për procesin e bisedimeve në Bruksel”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se janë të vendosur se kushtetutshmëria, integriteti territorial, sovraniteti dhe ligjshmëria të ngelen të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e dikujt.

Kurti ka thënë se është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se kërkojnë ndihmën e BE-së për angazhim në NATO dhe integrimin evropian.

© KOHA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu