Kurti për Gjykatën Speciale: Është e imponuar, UÇK-ja ka bërë luftë të pastër

0
293

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti në një konferencë për media në Tiranë ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Kurti ka thënë se kjo gjykatë është e imponuar dhe është një etnike.

“Gjykata Speciale në Hagë është e imponuar nga jashtë dhe është gjykatë një etnike. Ne dëshirojmë të kemi gjykata normale në Kosovë e jo gjykata speciale jashtë Kosovës”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër.

“UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër. Nëse ka pretendime nga ndërkombëtarët për individë të UÇK-së do të kemi një sistem të ri të reformuar të drejtësisë që do t’i trajtoj me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu